Mësuesi Aliriza Rraci nuk është emër i panjohur në Gjakovë, ai është mësuesi i parë që në vitin 1966 arriti të mbledh rreth 250 fëmijë nga të gjitha shkollat e komunës së Gjakovë dhe të krijojë orkestrën e harmonikës njëherit edhe krijoi korin e parë me fëmijë. Synimi kryesor i mësuesit ishte që në çdo familje gjakovare të ketë një instrument muzikor.
Ai ndihet krenar për punën që ka bërë me fëmijët, sidomos në atë kohë kur kushtet për punë kanë qenë tejet të vështira, çdo ditë ai ka punuar vullnetarisht duke privuar edhe veten nga koha e drekës me familjen vetëm e vetëm që të arrijë qëllimin kryesor të tij.
Në çdo vend që fëmijët e Gjakovës kanë marrë pjesë me harmonica dhe këndim, ata janë shpallur fitues kurse mësuesi thotë një është shpërblimi më i madh i punës së tij.
Fëmijët gjakovar të përzgjedhurit në atë kohë nga mësuesi, kanë dhënë koncerte të ndryshme në të gjithë rajonin dhe më gjërë.