Manchester United ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për të nënshkruar me Matthijs de Ligt .
Qendërmbrojtësi do të transferohet në Old Trafford në një marrëveshje me vlerë 45 milionë euro, plus 5 milionë euro shtesë.
Me kusht që t’i nënshtrohet testeve mjekësore, De Ligt do t’i bashkohet United me një kontratë pesëvjeçare që përfshin opsionin e zgjatjes me 12 muaj shtesë./theathletic/