LOKALE

Më shumë nga Lokale

Gjuajtja me armë në Gjakovë, zbulohen detaje

Mbrëmjen e së dielës, të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës. Ndërsa sot janë zbuluar edhe disa detaje të reja. Raporti i plotë i Policisë së...

Arrestohet njëri nga personat që gjuajti me armë zjarri në Gjakovë

Natën e datës 14 prill rreth orës 20:20 në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri. Burime brenda policisë tregojnë se i dyshuari për tentim vrasje E.B. është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë. Personat e tjerë të përfshirë në këtë...

Moti në Gjakovë

Në gara të fitnesit triumfojnë katër garues nën udhëheqjen e trajnerit gjakovar

Fal punës dhe angazhimit profesional të trajnerit të fitnesit Burim Vraniqi, katër garues në kategori të ndryshme në nivel vendi kanë treguar rezultate të larta në një kompeticion sportiv.Në një prononcim për Syrin, Vraniqi ka pohuar se përgatitjet kanë marrë kohë, prandaj edhe suksesi ka qenë i pashmangshëm.

Haxhibeqiri: Po punohet me intensitet të lartë për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë

Punimet në stadionin e qytetit po bëhen sipas intenziteteve të planifikuara. 9 milion eurot e ndara së fundmi nga Ministria e Kulturës janë një impuls i mirë që projekti të finalizohet sa më shpejt.  Visar Haxhibeqiri drejtor i qendrës rajonale për trashegimi kulturore në Gjakovë thotë se për ndërtimin deri në fianlizim është planifikuar të...

Ende në arrati personat që kanë shtënë mbrëmë me armë në rrugën “Anton Çetta”

Personat të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një shkëmbim të armatosur zjarri në Gjakovë, ende nuk janë kapur nga policia. Ky rast i ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çetta” dhe “Yll Morina” i ka shqetësuar edhe banorët e kësaj zone. Zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj thotë se personat e dyshuar ende...

Sot komisioni i DSHMS-së publikon emrat e përfituesve të banimit social

Gjatë ditës së sotme pritet që komisioni të ketë të gatshme listen e përfituesve të banesave sociale në Gjakovë, e pastaj të njëjtëve do të ju dërgohen përmes postës njoftimet për procedura shtesë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj pohon se edhe familjes që janë të detyruara të largohen nga banimet sociale do të njoftohen me...

Gjendje e mjerueshme e urës në Trakaniq

Edhe përkundër vendosjes së shenjëzimit dhe sinjalistikës së vazhdueshme në urën e fshatit Trakaniq, ngasësit e makinave me peshë të rëndë vazhdojnë të jenë të papërfillshëm ndaj këtyre paralajmërimeve. Kjo situatë po i shqetëson edhe banorët e kësaj pjese.

Fillojnë përgatitjet për konkursin letrar “Adem Beqa”

Të gjithë ata nxënës që kanë aftësi në kulturën e shkrimit nga niveli VI deri në IX mund të bëhen me datë 23 prill pjesë e konkursit letrar “Adem Beqa”. Ky konkurs sërish është rikthyer në shkollën “Mazllum Këpuska” me qëllim që kontributi i dikurshëm i mësimdhënësit Adem Beqa të mbetet në kujtesën edhe të...

Himaduna: Nëse duam llogari nga politika, t’i përgjigjemi pozitivisht procesit të regjistrimit

Procesi i regjistrimit të popullatës është një proces shumë i rëndësishëm dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi, me qëllim të kërkimit të llogarisë në shumë procese tjera në të ardhmen. Kështu mendon sociologe Orhidea Himaduna.

Zeqa: Arti i rëndësishëm për kulturën e një vendi

Zhvillimet në fushën e artit janë një dëshmi e mirë për të njohur diversitetin dhe kulturë e vendeve të ndryshme. Në Ditën Botërore të Artit, profesori Armend Zeqa thotë se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e artistit Leonardo da Vincit.

Katër muaj nga ngritja e aktakuzës për Masakrën e Mejës, ende nuk u publikua në gazetën zyrtare

Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale. 370 civilë shqiptarë u vranë e u masakruan, në prillin e vitit të 1999 në fshatin...

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, identifikohet njëri nga personat

Rreth orës 20:20 të natës së sotme në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë ndaj njerit-tjetrit.Të 4 personat janë në arrati, kurse njëri nga personat është identifikuar deri më tani sipas burimeve tona. Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari nga Drejtoria Rajonale e...

Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për KPM-n në Gjakovë

Sot Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Do mbahen dy komisione të tilla, një në Pejë dhe një në Gjakovë. Ai në Pejë fillon nga ora 11:00, ndërsa në Gjakovë nisë nga ora 14:00.

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Situatë Rruge, disa fëmijë të pakënaqur

Përshkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mirëqenies së dobët ka fëmijë që janë të detyruar të braktisin mësimin dhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të rrugës, dy prej tyre kanë shprehur arsyet e tyre se pse janë të detyruar të shëtitin rrugëve nën mëshirën e fatit.

Kombëtarja e Kosovës humb ndeshjen e parë ndaj Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës nuk e ka nisur mirë Kampionatin në volejboll. Ajo ka humbur mbrëmë ndeshjen e parë ndaj Danimarkës, por sonte pritet të kenë rezultate më të mira në lojën me Estoninë.

Të hënën shpallen përfituesit që mund të qëndrojnë në ndërtesat e banimit social

Janë duke u bërë përgatitjet e fundit për finalizimin e përfituesve të projektit të banesave sociale në Gjakovë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj thotë se të hënën do të bëhen të ditur emrat e përfituesve të banimit social.

Ankohen banorët e lagjes në afërsi të Stacionit të Autobusëve për mungesë ndriçimi

Banorët e rrugës Sadik Stavileci janë ankuar për mungesë të ndriçimit publik. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë çështje duke thënë se kjo situatë po ju vështirëson qarkullimin sidomos gjatë natës.

Në Çarshinë e Madhe do të vendosen kubëza dhe shtylla ndriçuese

Çarshija e madhe në Gjakovë do të merr një pamje krejtësisht tjetër fal disa investimeve të cilat do të kryhen në atë pjesë. Në perimetrin e dyqaneve do të vendosen gurë të kalldremit, barriera fizike për ndalimin e qarkullimin e makinave dhe një varg ndryshimesh tjera të cilat do vijnë si rezultat i një memorandimi...

Gjenerata e dytë e gjeodetëve të Kosovës, takohen në shkollën e tyre pas 50 vitesh

Gjenerata e dytë e gjeodeteve të Kosovës janë takuar sot pas gjysmë shekulli jetë në shkollën ku dikur kishin zhvilluar mësimin. Ata janë kthyer në kohë duke evokuar disa nga momentet shkollore të asaj periudhe.

Ura mbi Drinin e Bardhë, kërkohet intervenim urgjent

Pas disa përpjekjeve të ekipit tonë në lidhje me sanimin e problemeve të shkaktuara në urën mbi Drinin e Bardhë, kemi arritur që sot të sigurojmë një përgjigje me shkrim nga niveli qëndror por edhe këtu jo të specifikuar datën se kur do të rregullohet. Hollësi të tjera na sjellë materiali në vazhdim.

Hapet thirrja për aplikim për grante të bizneseve lokale

Nga sot e deri me 3 maj do të qëndroj e hapur thirrja publike për grante në bizneset e Gjakovës. Drejtori i zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj ka bërë të ditur se grantet do të jenë të ndara në dy kategori ndërsa shumë e tyre varion nga 2 mijë deri në 8 mijë euro.

Rruga alternative në fshatin Meqë rrezik për kalimtarët, pavarësisht sinjalistikës

Rruga alternative në fshatin Meqë po shihet si rrezik për kalimtarët. Edhe përkundër faktit se aty janë vendosur disa shenja të sinjalistikës të cilat paralajmërojnë për një bajpas të ndërtuar, qytetarët thonë se duhet të shtohen shenjat me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme. Ndërsa eksperti i komunikacionit Blendi Parashumti vë theksin edhe kujdesi...

Dëmtimet në urën mbi Drinin e Bardhë ende të pasanuara

Situata me dëmtimet në urën e Drinit të Bardhë vazhdon të jetë e njëjtë. Kalimtarët por edhe vet qytetarët e kësaj zone vlerësojnë se rreziku është permanent nëse nuk sanohen sa më shpejt. Ndërkohë kohë më parë nga ministria e Infrastrukturës kishin deklaruar se do të sanohet problemi, por diçka e tillë ende nuk ka...

Ramadani: Problemi i kafshëve endacake nuk zgjidhet vetëm me një strehimore

Fëmijët por edhe të rriturit duhet të jenë më miqësor me kafshët, ndërsa institucionet qëndrore dhe lokale duhet të bëjnë më shumë në trajtimin e kafshëve endacake. Kështu mendon Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Vazhdojnë pakënaqësitë e qytetarëve për gjendjen e rrugës “Dërgut Vokshi”

Për vonesa në rregullimin e infrastrukturës rrugore kanë edhe banorët e rrugës “Dërgut Vokshi”. Ata thonë se punimet ka kohë që kanë filluar por ende nuk e kanë të qartë se kur mund të përfundojë projekti i plotë.

Stuja: Presim kompletimin e stafit për funksionalizimin e qendrës së shëndetit mendor për fëmijë

Gjatë vitit 2024 është planifikuar që të funksionalizohet Qendra e Shëndetit Mendor për fëmijë dhe adoleshentë. Besnik Stuja, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë ka bërë të ditur se aktualisht janë duke pritur kompletimin e shërbimit profesional dhe qendra të nis punën.

Kosova U18 në volejboll përballet sonte me Danimarkën në “Shani Nushi”

Për tri ditë rresht, në Gjakovë do të zhvillohen ndeshjet e kualifikimeve të CEV EuroVolley U18 në konkurencën e djemve. Kombëtarja U18 e djemve di të ndeshet me me Danimarkën, Çekinë dhe Estoninë. Hollësi të tjera për këto ndeshje na sjellë kronika e sportit.

Neurologu Jetishi: Stili i jetesës ka rëndësi në trajtimin e Parkinsonit

Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit janë nga më të ndryshmet, por dridhja e duarve dhe ngadalsimi në lëvizje janë disa prej tyre, që shfaqen kur personi preket nga kjo sëmundje. Neurologu Jetish Jetishi thotë se diagnostikimi dhe trajtimi duhet të bëhet me kohë.

Fruthi, sëmundje virale – flet Dr. Gëzim Xharra

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Pediatër Gëzim Xharra në një pronocim për Syrin ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me këtë sëmundje.

Vëllaznimi fiton ndaj Prishtinës, barazon serinë çerekfinale

Skuadra e Vëllaznimit e ka barazuar serinë çerekfinale përballë Sigal Prishtinës të martën mbrëma në Gjakovë. Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Derisa tash gjysmëfinalisti i dytë vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë. Çereku i parë i përfundoi 25:18 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti...

Hasi: Synojmë të përmirësojmë kushtet për vizitorë

Studentët e antropologjisë dhe ata të arkitekturës janë vizitorë më të shpeshtë të Muzeut Etnografik në Gjakovë. Mirëpo drejtori i këtushëm Besmir Hasi thotë se vazhdimisht është duke u punuar që numri i vizitorëve të rritet dhe interesimi të jetë nga qytetarë të të gjitha fushave.

Ligji i ri, masa edhe për këmbësorët

Me zbatimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion, nuk dënohen vetëm ngasësit e automjeteve, por edhe këmbësorët në rast të shkeljes së rregullave. Me ligjin e ri parashihen dënime shumë të larta për këmbësorët që janë të pakujdesshëm, sidomos ata kur kalojnë vijat e bardha apo shfrytëzojnë telefonin.

Hapet Qendra Françeskane për Kulturë dhe Rini në Gjakovë

Një ngjarje kulturore është zhvilluar sot në hapësirat e Kuvendit Françeskan në Gjakovë. Zyrtarisht është bërë bekimi i Qendres Françeskane për Rini dhe Kulturë si dhe promovimi i librave nga Fra Lovro Gavran.

Kryetari Gjini dhe përfaqësues të subjekteve politike vizitojnë BIK-un në Gjakovë

Krerët e Bashkësisë Islame në Gjakovë menjëherë pas faljes së nazamit të Fitër Bajramit kanë pritur mysafirë të ndryshëm. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, por edhe përfaqësues të subjekteve politike dhe institucioneve tjera, kanë vizituar Bashkësinë Islame gjatë paraditës së sotme për të uruar festën.

Ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Hadumit

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fiter Bajramin. Manifestimi qëndror i faljes së namazit të Bajramit në komunën e Gjakovës është mbajtur në xhaminë e Hadumit. Nga aty u bë thirrje për solidaritet dhe mirësi mes njerëzimit.

Nesër festohet Fitër Bajrami

Besimtarët islam nesër kremtojnë festën e Bajramit, festë kjo që vie pas një sacrifice të agjërimit të muajit të Ramazanit. Kryeimami Visar Koshi ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet fetare që nesër falja e Bajramit dhe festimet të shkojnë mirë.

Nesër Fiter Bajrami, qytetarët duke u përgatitur për festën

Krahas institucioneve fetare edhe qytetarët janë drejt përfundimit të përgatitjeve për festën e nesërme. Nga opinionet e tyre kuptojmë se edhe ëmbëlsirat tradicionale gjejnë vend në ditët festive përderisa urimet për dashuri dhe respekt janë të shumta.

Shaip Himaj gjen 10 mijë euro, i dorëzon në polici

Një banorë i fshatit Gexhë ka gjetur 10 mijë euro dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, ku pastaj ato i janë dorëzuar personit që paraprakisht kishte lajmëruar rastin në polici për paratë e humbura. Në një prononcim për Syrin, Shaip Himaj ka deklaruar se gjërat e huaja asnjëherë nuk bëhet tuajat, prandaj edhe...

Ramadani: Projekti i varrezave në Koshare ende i papërfunduar

Po sjellim një rrëfim të shkurtër të Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së heroit Agim Ramadanit. Ajo krahas mirënjohjes për kontributin e atyre që rrugëtuan në këtë betejë, ka shprehur edhe pakënaqësinë e saj për mosfinalizimin e projektit të varrezave në këtë kompleks memorial.

Homazhe në nderim të Betejës së Koshares

Krerë shtetërorë, personalitete, luftëtarë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Koshare në shënim të përvjetorit të 25 të operacionit “Shigjeta” si njëri ndër operacionet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Materiali i përgatitur nga ekipi ynë na njeh më shumë për të gjitha aktivitetet e organizuara sot atje.

Kujtimet e Shpend Lleshit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar 25 vjet më parë

Triumfi i luftëtarëve në Koshare bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. E konsideruar si një hallkë e rëndësishme në historinë kombëtare, edhe rrëfimet e luftëtarëve 25 vjet pas janë plot emocion. Njëri prej tyre Shpend Lleshi ka nda disa nga momentet e asaj beteje. Më poshtë...

16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës, dokument ky që zyrtarisht hyri në fuqi me 15 qershor të vitit 2008. Opinionet e qytetarëve në lidhje me atë se sa respektohet Kushtetuta në Kosovë janë nga të të ndryshmet. Madje disa prej tyre pohojnë se nuk ka zbatueshmëri të plotë.

Ankohen qytetarët, vonesa për pajisje me pasaporta

Edhe përkundër që institucionet thonë se pajisja me pasaportë nuk ka shumë vonesë, gjendja në terren tregon ndryshe. Në qendrën e Gjakovës ekipi ynë ka takuar qytetarë të cilët ka dy muaj që kanë aplikuar por ende nuk janë pajisur. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Parashikimi i motit

Kryetari Gjini: Komunitetet joshumicë duhet shfrytëzuar procesin e regjistrimit

Pikërisht në ditën kur synohet të rritet ndërgjegjësimi mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i ka ftuar pjestarët e këtij komuniteti të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë, pasi kjo do t’ju mundësojë qasje më të lehtë më shumë aspekte.

Lojtarët e Vëllaznimit mposhten në hendboll e basketboll këtë fundjavë

Klubi i hendbollit “Vëllaznimi” është mposhtur nga klubi i hendbollit “Trepça” në Gjakovë me rezultatin final 21:36 në javën e 25-të të Superligës së meshkujve në hendboll. Në anën tjetër është zhvilluar edhe ndeshja e parë çerekfinale mes KB “Sigal Prishtina” dhe KB “Vëllaznimi” në basketboll, ku “Sigal Prishtina” fitoi me rezultat 72:64.

Brigjet e Drinit të Bardhë në Rogovë të ndotura nga banorët që hudhin mbeturina

Në brigjet e lumit Dri i Bardhë, uji është i kthjellët, por hapësira skaj ujit është mbushur me mbeturina duke bërë që të kundërmojë edhe erë të pabërballueshme përshkak të kundërmimit që vijnë nga mbeturinat. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Shënohet java rome, edicioni i 10-të

Është shënuar java rome me një tryezë diskutimi ku të pranishëm ishin udhëheqës institucional, ambasadorë e përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare. Me temën Romët, dje, sot dhe nesër u diskutua nga të gjithë këta akterë.

Nxënësit në pushime pranverore e mësimdhënësit në shkollë

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar për një javë nga sot do të jenë në pushime pranverore bazuar në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2023-2024. Këto pushime vijnë pas përmbylljes së periodës së parë të gjysmëvjetorit të dytë. Por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me mësimdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar...

Kumnova-Baçi: Mbrëmjet e klasëve të IX-ta duhet të mbahen gjatë ditës, siç e parasheh UA

Nxënësit e nivelit 9 të shkollave të mesme të ulta me 6 qershor përfundojnë mësimin për vitin shkollor 2023-2024. E para se kjo të ndodhë krahasa aktiviteteve tjera jashtkurrikulare janë edhe mbajtja e ‘Javës së Dyerve të Hapura” dhe mbrëmja që rëndom organizohet për këtë grupmoshë. Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baçi thotë se...

Hasan Krasniqi rikthehet në pozitën e kryeshefit të KRU “Gjakova”

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024 ka vendosur për shfuqizimin e vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin ekzekutiv Z.Hasan Krasniqi. Z. Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar...

Parashikimi i motit

Alergologia Hana-Lleshi: Bashkëpunimi me laboratorin CLT në SHBA eksperiencë e mirë

Alergologia Leonora Hana-Lleshi vazhdimisht është e angazhuar për profilin e saj profesional. Së fundmi në një trajnim dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo ka rritur të prezantojë një studim para 22 shkenctarëve të fushës së imunologjisë në botë., studim ky i cili ëhstë mirëpritur nga shkenctarët e pranishëm.

Inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit në fshatin Smolicë

Është inauguruar sot kompleksi i ri memorial “Dëshmorët e Smolicës”. Banorët e këtushëm janë përpjekur që përmes këtij projekti të mbajnë gjallë historinë dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të fshatit Smolicë.

Dr. Xharra: Kolla e keqe e rrezikshme, vaksinimi i domosdoshëm

Vaksinimi kundër kollës së thatë është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Kështu thotë neonatologu Gëzim Xharra. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo është një sëmundje infektive që prek fëmijët dhe të rriturit dhe si e tillë kalon në tri faza.

Rruga ”Migjeni” në gjendje të mjerueshme

Rruga “Migjeni” vazhdon të mbetet në gjendje të keqe. Banorët e këtushëm dhe ata që frekuentojnë këtë rrugë për të kryer obligimet e tyre të përditshme shprehen shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Gazetarja Xhuzi: Shqetësuese braktisja e shkollimit nga komuniteti egjiptian

Braktisja e shkollimit nga komunitetet jo shumicë ka qenë gjithnjë një çështje shqetësuese. Gazetarja Nora Xhuzi e cila është pjesë e komunitetit egjiptian tregon se në një hulumtim të bërë nga MASHT-i së fundmi del se që nga viti 2019-2023, 43 për qind e komunitetit egjiptian kanë braktisur shkollimin, çka sipas saj është shqetësuese.

Moti sot

Rruga alternative në fshatin Meqë, rrezik për kalimtarët

Një rrugë alternative e krijuar për të zëvendësuar urën në afërsi të fshatit Meqë është duke u konsideruar se shumë e rrezikshme, aty nuk janë vendosur as shenjat që e tregojnë devijimin e rrugës për shkak të mungesës së urës. Së fundmi në këtë lokacion janë shkaktuar edhe disa aksidente.

”Magjistari nga Ozi” mbushi plot mbrëmë teatrin ”Hadi Shehu”

Shfaqja e mbrëmshme “Magjistari nga Ozi” mbushi plotë teatrin “Hadi Shehu”, kjo është shfaqja e parë për fëmijë pas shumë vitesh në Gjakovë. Fëmijët u ndanë tejet të kënaqur, duke takuar edhe personazhet e tyre të preferuara e poashtu edhe aktorët thanë se e shijuan pafund audiencën, si rrallëherë.  

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” kërkon që qytetarët t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë

Mbesim te regjistrimi i popullsisë pasi një ndër shoqatat me më së shumti ndikim në Gjakovë, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka bërë thirrje tek qytetarët që të mirëpresin regjistruesit në shtëpitë e tyre, pasi ky proces është i një rëndësie të veçantë për vendin.

622 gjoba janë shqiptuar për 3 ditë

Për 3 ditë në Gjakovë janë shqiptuar 622 goba me rritje. Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë të furnizuara me antishokterapi

Në adresën tonë kanë arritur ankesa se në një nga qendrat e mjeksisë familjare ka mungesë të terapisë antishok, këtë e kanë mohuar nga qendra kryesore e mjekësisë familjare, pasi siç thonë ata kjo terapi është esenciale që kurr nuk guxon të mungojë në qendrat e mjeksisë.   Më poshtë mund të ndiqni kronikën e...

Fillon regjistrimi i popullsisë, qytetarët e mirëpresin

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar sot, e premte, dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj në gjithë vendin. Kjo bëhet me qëllim që të dihet numri i saktë i popullsisë. E se si e shohin qytetarët këtë çështje të regjistrimit të popullsisë, e shohim përmes anketës që ka realizuar televizioni ynë.

Studentët e mjekësisë diskutojnë për gjuhën dhe të drejtat e komunitetit rom

Në vigjilje të 8 prillit Ditës së Gjuhës Rome është mbajtur një ligjeratë me studentët e fakultetit të mjekësisë në Gjakovë, me qëllim të informimit të studentëve për shumë të arritura të komunitetit rom ndër vite. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Bashkësia Islame në Gjakovë shtron iftar për besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve

Në një iftar të përbashkët organizuar nga Bashkësia Islame në Gjakovë është diskutuar për të mirat e muajit të Ramazanit dhe rëndësinë e agjërimit. Besimtarë e përfaqësues të institucioneve darkuan së bashku për ti dhënë një imazh festiv kësaj mbrëmje në vigjilje të festës së Bajramit që shënohet këtë të mërkurë.

Nis projekti “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuar si ndërmarrës bujqësor në Kosovë”

Disa gra fermere në Gjakovë kanë arritur të jenë përfituese të granteve për bujqësi të ofruara nga organizata Syri Vision. Nga drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë bëjnë të ditur se ky projekt është mirëpritur shumë nga fermerët gra dhe të njëjtat synojnë të përmirësojnë dhe të rrisin aktivitetin e tyre fal ndihmës së ofruar.

Hapet “Sport Vision” në qendrën tregtare “Nertili”

“Sport Vision” është brendi më i ri që zyrtarisht nga sot eshtë bërë pjesë e Qendrës Tregtare “Nertili” në Gjakovë. Në hapjen solemne të lokalit menaxherët premtuan brende dhe stile unike të mbathjeve që prej vitesh ofron “Sport Vision”.

Shifrat për fitim të shtetësisë së Kosovës e kalojnë atë për lirim të shtetësisë

Mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës në 16 vitet e fundit në Kosovë. Zyrtar nga zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë bëjnë të ditur se edhe në komunën e Gjakovës që nga fillimi I këtij viti kërkesë për lirim nga shtetësia kanë paraqitur 18 përsona ndërkaq...

KB “Prishtina” mposhtet në Gjakovë nga KB “Vëllaznimi”

Basketbollistët e Vëllanimit kanë mbyllur me fitore sezonin. Ata kanë arritur të shënojnë fitorën e 13-sezonale duke mposhtur basketbollistët e Prishtinës.Tani ata janë gati për gjysmëfinalen për titull kampioni, pasi në çerekfinale nga vikendi fillojnë playoffin pikërisht ndaj KB Prishtinës në Pallatin e Rinisë.

Disa familje të dëshmorëve mohojnë se ka pasur dakordim paraprak për lokacionin e varrezave

Varrezat e dëshmorëve janë brengë e vazhdueshme e familjeve të dëshmorëve, që nga paslufta atyre nuk ju është lejuar ndërhyrja në varret e më të dashurve të tyre me arsyetimin se është përgjegjësi e oragneve shtetërore, ndërkaq  së fundmi projekti e varrezave të dëshmorëve  I ndërtuar në afërsi të varrezave të reja, nuk po shihet...

Jeta kulturore në vend mund të përmirësohet, thonë qytetarët

Opinionet e qytetarëve për jetën kulturore në vend janë nga më të ndryshmet. Disa prej tyre janë të kënaqur me aktivitetet që organizohen në Gjakovë por ka të atillë që kanë pritshmëri tjera dhe nuk janë të kënaqur.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan 9 milion euro për rinovimin e stadiumit të Gjakovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka bërë të ditur sot në një njoftim të dhënë në rrjetin social Facebook se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për renovimin e stadiumit të Gjakovës. Ministria ka ndarë 9 milion euro për përfundimin e stadiumit, ndërsa komunës i mbeten si obligim çështje...

Janë ndërmarrë masat e nevojshme ndaj kompanisë “Apetit”

Pasi u konfirmua se kompania kosovare “Apetit sh.p.k” ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur. Ndërkohë nga kompania Apetit mohojnë kategorikisht çdo pretendim për...

Qytetarët mirëpresin lirimin e energjisë elektrike për 8 për qind

Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, kështu ka vendosur Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.  Tarifat e reja vlejnë për periudhën nga 1 prilli 2024, e disa nga qytetarët e intervistuar e kanë mirëpritur këtë vendim

Zjarri kaplon një punëtori në Gjakovë

Një objekt që shfrytëzohej për punëtori është djegur gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë. Ekipet e zjarrfiksëve kanë arritur në vendin e ngjarjes por flakët kishin kapluar sipërfaqen e objektit që për pasojë edhe dëmet janë të konsiderueshme. Ndërkohë institucionet thonë se për shkaktarët e zjarrit hetimet janë duke vazhduar.

Dr. Hana – Lleshi: Personat e prekur nga alergjitë stinore t’i shmangen daljeve në natyrë

Personat të cilët kanë probleme me alergji gjatë pranverës duhet të bëjnë kujdes më të shtuar. Alergologia Leonora Hana-Lleshi thotë se diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për pacientin dhe se mënyra më e mirë për të parandaluar alergjitë është të shmanget kontakti me lëndët apo substancat alergjike.

Shtohen shiritat taktilë që lehtësojnë lëvizjen për personat e verbër në qendër të qytetit

Në vazhdën e punimeve në qendër të qytetit janë shtuar edhe shiritat taktilë të cilët ndihmojnë në lëvizjen e personave të verbër dhe atyre me të pamur të dobësuar. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Klubi i shkencave në shkollën ”Zekeria Rexha” prezenton punën përmes një panairi

Një grup nxënësish që përfaqësojnë klubin e shkencës në shkollën “Zekeria Rexha” kanë hapur sot panairin e shkencës në fushat 3D printim, video e metrazhit të shkurtër, robotik, microbit dhe teknologji. Përmes këtij panairi synohet të rritet interesimi i të rinjve për shkencë dhe shfaqja e kreativitetit në këtë fushë.

Ashpërsohen gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor nga sot ka filluar zbatueshmërinë e tij. I dekretuar një muaj më parë, në këtë ligj parashihen ashpërsim të dënimeve për shkelësit e rregullave në komunikacion. Qytetarët ndërkaq, e kanë mirëpritur këtë ligj duke pohuar se ngasësit e pakujdesshëm meritojnë të ndëshkohen.

Moti sot

Sport Vision vjen në Qendrën Tregtare “Nertili”

Qendrës Tregtare “Nertili” së shpejti po i shtohet një nga brendet më të njohura sportive në botë, “Sport Vision”. Hapja e madhe bëhet më datë 4 prill. Ju presin oferta ekskluzive… me -20 % ne koleksionin e ri dhe në artikujt me zbritje ekstra -20% . Artikull i sponsorizuar.

“Handikos” hap ekspozitë me piktura të punuara nga fëmijët me nevoja të veçanta

Të rinjtë me aftësi të kufizuara kanë prezantuar punimet e tyre në një ekspozitë të përbashkët organizuar nga organizata Hendikos. Përmes kësaj ngjarje u synua të promovohet kreativiteti i anëtarëve të shoqatës në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Kryetari Gjini nderon me homazhe viktimat e 1 dhe 2 prillit në lagjen e I-rë të Gjakovës

Homazhe për viktimat e masakrës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999, bëri edhe kryetari Ardian Gjini me bashkëpunëtorë. Nga aty u tha se datat si kjo duhet kujtuar e shënuar gjithmonë.

Profesori Leonard Cula boton librin “Sporti shkollor 2008 – 2023”

Fotografi, procese, nënshkrime dhe pjesëmarrje në gara të ndryshme janë paraqitur në një libër të veçantë të punuar me shumë mjeshtri dhe profesionalizëm nga profesori i edukatës fizike Leonard Cula. Disa kopje të librit tashmë janë botuar dhe lexuesit mund të kuprojmë më shumë se çfarë është punuar në 15 vitet e fundit në sportin...

Nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” triumfojnë në gara republikane në hendboll

Nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” ja kanë dalur të kenë rezultate të mira në garat republikane. Këta kampionë u pritën sot nga bashkëmoshatarët e tyre në ambient shkollore në shenjë mirëjohje për performancën e tyre në gara.

Kryeministri Kurti nderon me homazhe viktimat e masakrës së Vejsave

Në përvjetorin e 25-të të masakrës së familjes Vejsa dhe vrasjes së mbi  60 shqiptarëve në lagjen e I-rë të Gjakovës, kryeministri Albin Kurti me bashkëpunëtorë bën homazhe për të nderuar viktimat e vrara padrejtësisht nga serbët në vitin 1999. Vrasja e fëmijëve, pleqve e grave e më pas djegia e tyre është dëshmi e...

Kryeministri Kurti kujton masakrën e Kralanit, kërkon presion ndaj Serbisë për fatin e viktimave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Kralan të Gjakovës për të kujtuar vrasjet makabre të bëra në datat 2,3 dhe 4 prill të vitit 1999 në këtë fshat. Në fjalën e tij Kurti u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të shtojnë presionin te Beogradi që të arrihet drejtësia për popullin e Kosovës.

Organizohet diskutimi ”Ora e Gjelbër”

Një diskutim i hapur organizuar nga KDI dhe Rrjeti Qeliza është mbajtur sot me të rinjtë komunitarë në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë”. Pjesëmarrësit diskutuan për shumë problematika që lidhen me nismat ambientale.

Kurti homazhe në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb

Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë. “Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan...

​25 vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri....

Moti sot

Arianit Shehu: Kosova duhet të krijojë një platformë politike përtej viktimizimit

Njohësi i çështjeve politike ndërkombëtare Arianit Shehu në një prononcim për televizionin Syri ka thënë se Kosova duhet të ndërrojë qasjen karshi politikave ndërkombëtare, sipas tij ajo duhet të kalojë përtej viktimizimit dhe të krijojë një platformë politike të parefuzueshme.

Deri në 1500 euro dënim për ata që ngasin veturën pa patent shofer

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2023 janë shkaktuar 23,676 aksidente, ndërkaq janë shqiptuar mbi 600 mijë gjoba, Ndryshimet e fundit të ligjit për rregullat e trafikut rrugor janë bërë për rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve. Kështu tha për televizionin Syri, Kapiten Albin Sahatqija komandant i trafikut rajonal...

Rrugët “Përmet Vula” dhe “Tahir Efendija” bëhen njëdrejtimëshe

Janë vendosur shenjat që e ndalojnë qarkullimin dykahorë në rrugët ‘Tahir Efendija” dhe “Përmet Vula”. Me kërkesë të banorëve të kësaj zone dhe aprovim të zyrtarëve komunal, qarkullimi tani e tutje do të jetë vetëm në njërin drejtim.

Kumnova-Baçi: Transporti i nxënësve të fshatit Botushë do të zgjidhet brenda pak ditësh

Ka kohë që nxënësit e shkollave në zonat rurale po ballafaqohen me mungesë transporti. Së fundmi kemi pranuar ankesa nga nxënësit e fshatit Botushë. Ky problem është një prej sfidave kryesore të Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, e që sipas tyre operatorët ekonomik kanë krijuar kompromise mes vete, duke i dëmtuar edhe nxënësit edhe drejtorinë...