Kuvendi Komunal mban mbledhjen e parë për vitin 2021

Është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal në Gjakovë për vitin 2021. Mbledhja kishte 11 pika të caktuara në rendin e ditës.

Fillimisht u bë shqyrtimi i procesverbaleve të mbledhjes së kaluar. Më pas asambleistët parashtruan pyetje të ndryshme për kryetarin dhe drejoritë përkatëse, me theks të vecantë për Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Pastaj kryetari Gjini njoftoi të pranishmit për planin e punës së Ekzekutivit për  vitin 2021 si dhe raportoi mbi  gjendjen ekonomike financiare  dhe zbatimin e planeve investuese në Komunën e Gjakovës për vitin 2020. U vazhdua me pikën e paraqitur për  përkrahjen e personave të prekur  me covid 19 sipas komisionit përkatës, pikë kjo që zgjoi debat mes asambleistëve dhe ekzekutivit. Kryetari Gjini u shpreh i habitur se si të gjithë janë pro votimit të kësaj pike por megjithatë nuk po hezitojnë ta zgjasin diskutimin.

Diskutimi vazhdoi më pas  me këto pika të tjera:

Shqyrtimi i kërkesës për nxerrjen e vendimit për punimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)

Shqyrtimi i Programit komunal tri vjecar për Banim 2021-2023.

Strategjia Komunale për Komunikim 2021-2023.

Draft Rregullorja Komunale për Transparencë.

Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Gjakvoës për Periudhën 4 vjecare 2021-2025.

Informata për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe reshjet e fundit në Komunën e Gjakovës.

Certifikimi i punës me pije alkoolike, të pezullohet për vitin 2021, me qëllim të ndihmës për këtë sektor.

Read Previous

Albin Kurti qëndron për vizitë në Gjakovë

Read Next

Angazhimi i gruas në KRU “Gjakova”