Kiana Kryeziu siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën e dimrit

Skitarja nga Kosova, Kiana Kryeziu, edhe zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Kryeziu ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe kështu bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.

Normën olimpike Kryeziu e fitoi pasi u tregua e suksesshme në lëshimet e fundit të mbajtura në Kronplatz të Italisë ku mori pikët e nevojshme.

Ndryshe, Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.

Read Previous

IKSHPK: Omicron varianti dominues në qarkullim, situata mund të përkeqësohet ditët në vazhdim

Read Next

KRU ” Gjakova” ka filluar me trajnimin e pesonelit të impiantit të ujërave të zeza