KH “Vëllaznimi” në konkurencën e femrave veçse ka hyrë në javën e dytë të përgatitjeve për pjesën e dytë të stinorit 2021/2022 të Superligës së Hendbollit. Trajneri i kësaj skuadre, Hamza Gjuka, tha që pavarëshisht se përgatitjet kanë nisur pak me vonesë çdo gjë po shkon mbarë.
KHF “Vëllaznimi” është shpall si klubi më i suksesshëm në konkurencën pionereve nga Federata e Henbollit e Kosovës, e që sipas trajnerit Gjuka, ky sukses erdhi si rezultat i punës dhe komponimit të mirë të ekipit.
E ky nuk ishte suksesi i vetëm i kësaj skuadre, pasi që dy hendbollistet e Vëllaznimit, Bora Zejnullahu dhe Selvije Mullakadrija, u shpallën nga FHK si më të mirat në konkurencën e kadeteve për vitin 2021.
Për hendbollisten Zejnullahu ky vit ka qenë mjaft i mbarë, dhe se çmimi ka ardhur si rezultat i punës së palodhshme
Sinqeriteti në stërvitje, dhe dedikmi për të japur më të mirën u cilësua si pikë kryesore në suksesin personal për hendbollisten Mullakadrija.
Ndër të tjera mesazhi që morëm nga grupi i këtyre vajzave ishte që përkushtimi është faktor kyç në arritjen e qëllimeve.