KB “Vëllaznimi” nis pjesën e dytë të stinorit 2021/2022 me përforcime të reja

Ka rreth një javë që Klubi I Basketbollit “Vëllaznimi” ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit 2021/2022. Trajneri I KB “Vëllaznimit” Shkumbim Kumnova, tha që përgatitjet po shkojnë mirë, dhe se synim parësor i Vëllaznimit vazhdon të mbetet “Superliga” e basketbollit kosovar.

Ndërsa transferimi më i ri skuadrës gjakovare, amerikani Michael Green, për TV Syrin tha që faza përgatitore po shkon mirë., dhe që ekipi dhe bashklojtarët po e bëjnë atë të ndihet si në shtëpi.

Përveç përgatitjeve për fillimin e Ligës së Parë, basketbollistët e Vëllaznimit, po bëjnë përgatitje edhe për Kupën e Kosovës në Basketboll.

E përveç sukseseve që Vëllaznimi arriti si skuadër, ishte edhe Rron Dahsyla, që verën e vitit që lam pas u shpall MVP I kampionatit evropian për të rinj, e se si ndihet pasi mori këtë çmim na e thot vetë ai:

Kujtojmë që Vëllaznimi pjesën e parë të Stinorit e kishte mbyllur me 9 fitore në 9 ndeshje, duke e ruajtur kështu vazhdimisht primatin e tabelës së Ligës së Parë.

Read Previous

Osmani, Konjufca e Kurti me deklaratë të përbashkët për referendumin e Serbisë në Kosovë

Read Next

Hoxhaj: Letra e Blinken, ftesë për momentum të ri për Kosovën