Kapet një kamion me mbi 60 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë

Është ndalur një 41 vjeçar nga Shkupi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme është kapur duke transportuar emigrant në kamion.

Sipas informacioneve të MPB-së, policia e ka kapur mbrëmë rreth orës 20:40 në rrugën lokale nga fshati Stojakovë-Bogdanci.

Gjatë kontrollit, në kamionin “Scania” me targa Svetinikoli me gjysmërimorkio, me drejtues shtetasin A.D., janë gjetur 63 emigrantë, nga të cilët 55 meshkuj, gjashtë femra dhe dy të mitur.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, A.D. është ndaluar në një stacion policor, ndërsa mërgimtarët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Botasot/

Read Previous

177 mijë €, fishekë dhe alkool të fshehura, gjykata lë në burg dy shoferë

Read Next

U njohën në rrjetet sociale, shqiptari rrëmben e dhunon 13-vjeçaren