Itali/ Mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 200 vdekje nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108,304 të infektuar nga 492,172 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit për sot ishte 22%, nga 19.3% që ishte një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Itali, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se si pasojë e COVID-19 për ditën e sotme e kanë humbur jetën 223 qytetarë. Kështu, totali i viktimave në vend shkon në 138,697.

Kurse, të shëruarit për sot ishin 27,582, raporton abc.news./GazetaSinjali

Read Previous

Reprezentuesi i Shqipërisë: Duam të fitojmë Kupën e Mbretit

Read Next

Kapet shoferi që voziste me 224 km/h në rrugët e Maqedonisë