Inter triumfon ndaj Cagliarit 1-0 dhe afrohet me titullin

Fitore e vështirë dhe e vuajtur për Interin ndaj Cagliarit. Darmian heroi i zikaltërve,
që triumfojnë 1-0 dhe ngjiten në kuotën e 74 pikëve, 11 më shumë se Milani i vendit
të dytë, kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur.


Inter e dominoi thuajse të gjithë takimin dhe krijoi shumë raste, por mbrojtja e
Cagliarit ishte thjesht fantastike. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me
miqtë nga Sardenja që po e arrinin qëllimin e tyre.


Në pjesën e dytë, presioni shtohej me kalimin e minutave dhe trajneri Conte
vendosi të aktivizonte Hakimin dhe Lautaron, që ishin lënë pushim për shkak të
ndeshjes së luajtur në mesjavë ndaj Sassuolos. Pikërisht Hakimi do të ishte
protagonist në golin e shënuar.

Në minutën e 77’, marokeni asistoi për Darmian, i cili me portën bosh çoi topin në
rrjetë, duke bërë që në “San Siro” të shpërthente festa e trajnerit Conte dhe
lojtarëve. Deri në fund, zikaltrit ruajtën avantazhin dhe festuan 3 pikë shumë të
rëndësishme që e afrojnë akoma më shumë me titullin kampion.

Read Previous

Ndiqni ëndrrat, 4 këshilla nëse doni të ndryshoni karrierë

Read Next

Harroni orarin 9-5 nëse doni sukses