Identifikohen shoferët që bënin gara ilegale, gjobiten në bazë të ligjit të ri të trafikut rrugor

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferë që kryenin gara ilegale.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba me nga 400 euro, katër pikë negative dhe nga 10 muaj ndalim drejtimi të mjetit motorik, njofton Klankosova.tv.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv

Read Previous

Rama nga Parisi: Do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik

Read Next

Greqia ofron një javë pushime falas për turistët që ikën nga zjarret në Rodos