Goma të djegura dhe gaz lotsjellës, mbyllet protesta e opozitës para bashkisë

Për rreth 1 orë e gjysmë, opozita protestoi para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi edhe këtë herë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me sprej lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati pësuan lëndime në sy për shkak të gazit lotsjellës.

Protesta e radhës do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00./oranews

Read Previous

Kurti, Blairit: Ndihemi të nderuar me prezencën tuaj

Read Next

Haxhiu: Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer