Një fole dhe nje vend i sigurtë ju nevojitet edhe shpezëve. Sot drejtoria e buqësisë dhuroi për fermerët e komunës së Gjakovës, 7 inkubatorë për zogjë. Në shpërdarjen e tyre mori pjesë edhe kryetari në detyrë, Ardian Gjini dhe drejtori i bujqësisë, Haxhi Sejdiu. Vlera e përgjithshme e këtij donacioni kap shifrën prej 9000 euro.
Fermerët që ishin pjesëmarrës dhe që u pajisën me inkubatorë u shprehën shumë të kënaqur për këtë investim duke shpresuar që edhe në vazhdimësi do të ndihmohen nga komuna.