EUROPOL çmonton rrjetin shqiptar të trafikut të drogës, 35 të arrestuar e 1 mln euro të sekuestruara

EUROPOL ka çmontuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë. Në kuadër të këtij operacioni, 35 persona kanë përfunduar në pranga e ndërsa u sekuestruan më shumë se 1 milionë euro. 

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Referuar po të njëjtit njoftim, “anëtarët e saj njihen gjithashtu për përdorimin e tyre të dhunës, duke përfshirë torturën dhe rrëmbimin për shantazh.”

Nuk ka ende informacione mbi identitetin e personave të arrestuar./A2NEWS/

Read Previous

Gërvalla i kundërpërgjigjet Borrellit: A po bën BE thirrje që të mos ndëshkohen ata që sulmuan NATO’n?

Read Next

ShBA do të udhëheqë hetimin për shpërthimin e Titanit, anijet e përfshira në kërkim kthehen në breg