COVID-19, Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së

Franca do të mbyll duke nisur nga dita e diel kufijtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian, në përpjekje për të frenuar përhapjen e epidemisë së coronavirusit, njoftoi kryeministri, Jean Castex.

Kryeministri, i cili theksoi se kishte ende një mundësi për të shmangur kufizimin, njoftoi gjithashtu mbylljen e qendrave të mëdha tregtare dhe riforcimin e kontrolleve për respektimin e shtetrrethimit në fuqi, në deklaratat e bëra nga Elyse në përfundim të Këshillit të Mbrojtjes.

“Çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë me destinacione ose me mbërritje nga një vend jashtë Bashkimit Europian do të jetë i ndaluar, përveç motiveve bindëse, duke nisur nga e diela në orën 00:00”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu se një test PCR negativ do të kërkohet për çdo hyrje në Francë nga një vend i Bashkimit Europian, me përjashtim të punonjësve transkufitarë.

Këto masa, tashmë në fuqi që prej të dielës së kaluar për transportin detar dhe ajror, do të shtrihen dhe në transportin tokësor.

Qendrat tregtare jo ushqimore me një sipërfaqe më shumë se 20 000 metra katrorë do të mbyllen në Francë që prej kësaj të diele”, njoftoi kryeministri, Jean Castex. 

Read Previous

​Hoti kujton Fadil Feratin: Shtyllë e organizimit të LDK-së

Read Next

Sulmohen fizikisht tre persona në Gjakovë