Chelsea raportohet se ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Victor Osimhen, ndërsa Romelu Lukaku është pranë përfundimit të transferimit të tij te Napoli.
Sipas Gianluca Di Marzio, Blutë më në fund kanë paraqitur një ofertë zyrtare, dhe të mërkurën pritet të fillojnë bisedimet formale me Napolin, në prani të agjentit të Osimhen, Roberto Calenda. Mbetet për t’u parë nëse tri palët do të arrijnë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit nigerian, i cili tashmë i ka njoftuar drejtuesit e Serie A se dëshiron të largohet.
Ndërkohë që bisedimet për transferimin e mundshëm të Osimhen në Stamford Bridge po vazhdojnë, Romelu Lukaku, i cili është jashtë planeve të Chelseat, është pranë bashkimit me Napoli-n. Lukaku pritet të udhëtojë për në Napoli në orët e ardhshme për të kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë një kontratë të përhershme.
Edhe klubi nga Saudi Pro League, Al-Ahli, ka bërë një ofertë të majme për Osimhen, megjithatë agjenti i tij, Calenda, ka sqaruar në rrjetet sociale se klienti i tij nuk ka në plan të largohet nga Evropa në këtë fazë të karrierës së tij.
Chelsea po kërkon me ngulm të përforcojë skuadrën me një sulmues cilësor para mbylljes së afatit kalimtar të premten. Ndërsa po përparojnë në përpjekjet e tyre për transferimin e sulmuesit nigerian, klubi ka identifikuar si alternativë Ivan Toney të Brentford-it, në rast se dështon transferimi i yllit të Napolit. /Goal.com/