Brenda repartit të Pulmologjisë dhe Neurologjisë

Nisur nga ngjarjet e fundit me Covid 19 vizituam repartin e Pulmologjisë dhe Neurologjisë, ku për muaj me radhë po trajtohen pacientët të prekur nga ky virus.

Pulmologu Pleurat Hadri foli për gjendjen aktuale në këtë repart: “Në këtë repart është mjekuar pjesa më e madhe e pacientëve duke qenë se virusi sulmonte organet respiratore. Aktualisht në këtë repart janë 23 pacientë, 12 prej të cilëve janë në oksigjenoterapi”.

E anesteziologia Arbnora Grezda foli për vështirësitë që kanë hasur që nga muaji qershor e deri më sot, ajo theksoi që tani për tani gjendja është më e qetë sepse asnjë pacient nuk është në kujdes intensiv.

Në repartin e Pulmologjisë dhe Neurologjisë 23 pacientë janë të hospitalizuar,10 prej të cilëve janë pozitiv dhe 13 pritet të testohen apo të marrin rezultatin e testimit.

Read Previous

AAK prezanton kandidatët për deputet nga Gjakova

Read Next

KRU “Gjakova”: Vetëm uji i burimeve vetanake nuk preferohet të konsumohet