Brenda 24 orëve, 16 aktakuza kundër 16 personave

Prokurori i Shtetit ka bër të ditur se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve janë ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale dhe janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. /RTK/

Read Previous

Gjeloshaj: BE, NATO dhe çështja e pavarësisë së Kosovës janë vija e kuqe e qëndrimit tim në qeveri të Malit të Zi

Read Next

Dita e tretë pa viza, edhe sot qytetarët udhëtojnë për në shtetet e Bashkimit Evropian