Betohen këshilltarët e rinj të asamblesë komunale në Gjakovë

Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë të cilës janë betuar 7 anëtarë të rinj të Asamblesë si dhe është rivotuar përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa. Fillimisht anëtarët e rinj të Kuvendit bënë betimin e tyre.

Ndërkaq, pas rekomandimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtim të KPF-së për shkak të kuotës gjinore, me 34 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenime u zgjodhën këta anëtarë:  Albina Sadria Asllani, Augustin Shala dhe Teuta Pallaska nga adhët e AAK-së, Mimoza Shala dhe Ali Tafarshiku nga radhët e LVV-së, Labeat Sadria nga radhët e PDK-së, Teki Shala nga radhët e LDK-së dhe Krenare Bushaj nga radhët e PSHDK-së. Rikujtojmë se Kryesuesja e Kuvendit, Arbënesha Kuqi është bërë anëtare e KPF-së me automatizëm, sipas ligjit.

Read Previous

Kuvendi pritet të nxjerrë nesër rezolutë kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Read Next

Rakiq: QUINT’i dhe BE po kërkojnë mbajtjen e referendumit, ta shohim a do ta mbajnë fjalën të dielën