Autoportreti i Frida Kahlo shitet për 34.9 milionë dollarë

Një autoportret i artistes meksikane, Frida Kahlo, është shitur në një ankand për rekordin e 34.9 milionë dollarëve, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti të një artisti latino-amerikan.

E realizuar në vitin 1949, nën titullin “Diego dhe unë” doli në ankandin e realizuar nga shtëpia “Sothesby” në Nju-Jork dhe iu shit një blerësi që zgjodhi të qëndrojë anonim.

Kahlo, që kaloi vite në shtrat pas një aksidenti në rininë e saj, është krijuese e mbi 200 pikturave, skicave dhe vizatimeve, kryesisht autoportrete, që i shndërroi në vepra perfekte arti, mbushur me ngjyra dhe fuqi.

Frida Kahlo u shndërrua në një artiste të famshme ndërkombëtare pas vdekjes së saj në vitin 1954 dhe kryesisht pas viteve ’70, ku figura e saj u rrit si një ikonë e feminizmit.

/A2CNNnews/

Read Previous

Njeriu më me fat në botë, i shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë

Read Next

Ramush Haradinaj iu gëzua lajmit nga Amerika, por para 3 vitesh e kishte pritur në zyrë Milan Radojqiqin