Arsenal arrin marrëveshje personale me Trossard, tani në bisedime të avancuara me Brighton

Lideri i Ligës Premier, Arsenali synon ta mbyll shpejtë dhe me sukses transferimin e sulmuesit belg, Leandro Trossard nga Brightoni.

Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi duan të jenë deri në fund favorit në garën për titull të Ligës Premier.

Sulmi është reparti që drejtuesit e klubit londinez synojnë ta përforcojnë, sidomos pas lëndimit serioz të Gabriel Jesus.

Gjatë ditëve të fundit janë përfolur shumë emra të ndryshëm si objektiva të Arsenalit, por njëri duket se është favorit për të zbarkuar në Emirates.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Trossard nga Brighton dhe negociatat janë avancuar me ofertën zyrtare të gatshme për lëvizje të përhershme.

/Telegrafi/

Read Previous

VIDEO/ Polici në Ohio godet disa herë me grusht në fytyrë një grua gjatë arrestimit

Read Next

Kërcënimi ndaj zyrtarëve të LDK-së, Abdixhiku: Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar