Arrestohen dy policë në Tiranë, kërkuan dhe përfituan ryshfet

Dy punonjës policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për veprën penale të korrupsionit.

Dy punonjësit e policisë mashtruan qytetaren duke mos e lejuar që të udhëtonte drejt BE me pretendimin se i ka mbaruar afati. Në këmbim të lejimit të udhëtimit, Doçi dhe Beramaj i kërkuan shuma parash.

Efektivët u arrestuan në flagrancë nga AMP-ja, ndërkohë që vijojnë hetimet për të parë nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Specialja publikon aktakuzën ndaj Shalës: Përmenden 200 mijë euro dhe marrëveshja me dëshmitarin për tërheqjen e dëshmisë

Read Next

Samiti i klimës, miratohet marrëveshja historike për lëndët djegëse fosile