Alaba do të mungojë në finalen e Superkupës

BARCELONA, SPAIN – OCTOBER 24: David Alaba of Real Madrid CF celebrates after scoring his team’s first goal during the La Liga Santander match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 24, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, nuk pritet të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos. Austriaku mungoi në gjysmëfinale kundër Barcelonës për shkak të zgjatjes së muskulit, ndërsa Carlo Ancelotti ka shpresuar që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Megjithatë, “Marca” ka shkruar të shtunën se 29-vjeçari ka gjasa të mëdha të mungojë në këtë ndeshje dhe do të kthehet në Spanjë për ta vazhduar rehabilitimin. Alaba nuk ka stërvitur me skuadrën qëkur u lëndua në stërvitjen e parë të “Los Blancos” në Riyadh dhe tani është në dyshim për të luajtur edhe kundër Elches në udhëtim, në Kupën e Mbretit.

Trajneri Ancelotti nuk e ka të gatshëm për lojë as Dani Carvajalin që ka dalë pozitiv me Covid-19. Finalja mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos luhet të dielën në orën 19:30./Koha.net/

Read Previous

Mësohen katër transferimet që Barcelona synon t’i bëjë në afatin e verës

Read Next

Bayern interesohet për transferimin e Eriksen