35-vjeçari shqiptar vdes pasi kaplohet nga zjarri në një fermë kanabisi në Angli

Ermal Qose, një shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur nga plagët e zjarrit në një fermë kanabisi në një garazh të mbyllur.

35-vjeçari u bllokua aty, dhe më pas u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri.

Ai u dërgua në spital, por vdiq dy ditë më vonë, raporton DailyMail.

Detektivët po bëjnë apel për informacion nga publiku, pasi ai nuk ka adresë zyrtare në Britani.

“Ermal humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri”, tha kryedetektivi.

“Ky është tani një hetim i vrasjes nga pakujdesia dhe megjithëse oficerët kanë folur me një numër banorësh lokalë, unë dua të dëgjoj nga anëtarët e publikut që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri ose që kanë parë njerëz që vinin e shkonin nga garazhi”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gazeta italiane: Kosova e kërcënuar nga kriptovalutat, trazirat në Kazakistan u shkaktuan nga to

Read Next

Filmat e rinj më të njohur që do të dalin në 2022