E ardhmja e Hysajt në rrezik, Lazio e lë jashtë planeve

Lazio e ka publikuar listën finale për në Ligën e Evropës dhe Serie A, ndërsa Elseid Hysaj dhe Gaetano Castrovilli kanë mbetur jashtë.

Skuadra italiane do ta nis garën në Ligën e Evropës ndaj Dinamo Kievit më 25 shtator.

Trajneri Marco Baroni nuk llogarit në mbrojtësin shqiptar, i cili është duke shikuar skuadër të re.

Hysaj karrierën e ka nisur te të rinjtë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa si futbollist është zhvilluar në Itali, tek Empoli. Nga Empoli në gusht të vitit 2015 ishte transferuar te Napoli për 5 milionë euro. Ndërkohë në qershor të vitit 2021, u zyrtarizua si futbollist i Lazios, pas transferimit si futbollist i lirë.

Hysaj ka 301 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar tri gola e ka 12 asistime në total.

Për Shqipërinë është paraqitur në 85 ndeshje, teksa ka dy gola të realizuar. /Koha.net/

Read Previous

Ter Stegen feston shpalljen si nr.1 i Gjermanisë pas 12 vitesh pritje

Read Next

FBI zbulon informacione sekrete se si rusët përdorën gënjeshtra në BE