​Ejupi i artë në Ballkanikun e Kick Boksit

Fatlind Ejupi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.

Në duelin final, kick boksieri kosovar u ballafaqua me boshnjakin Davud Velic të cili e mposhti me nikaut që në raundin e parë, raporton KosovaPress.

Ndryshe, ekspedita kosovare tashmë ka siguruar 17 medalje elitare në këtë kompeticion ku po marrin pjesë tetë shtete ballkanike./kp

Read Previous

Zgjedhjet në Luginë, Mustafi: Të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc

Read Next

Kurti pritet të përfundojë në tërësi mandatin