Teknologji
Shkronjat

Javën e kaluar ka qarkulluar një informatë sipas të cilës thuhej se konferenca e Google, I/O Developer Conference, do të mbahet mes datave 17 dhe 19 mars. Tani, data është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai, i cili i ka sjellur datat e sakta përmes një postimi në Twitter.

“Është e vërtetë, konferenca I/O do të mbahet mes datave 17 dhe 19 mars. Shihemi në 110 ditë.” – thuhet në postimin e tij.

Në këtë konferencë pritet që Google të sjell detaje mbi versionin e ri të sistemit operativ Android OS. Për të kuptuar më qartë se çka ka ndërmend të sjell Google, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.