Sport
Shkronjat

Oso Gjinovci, lojtari i përfaqësueses së Kosovës, thotë se ndihet shumë krenar për fitoren 5 me 1 ndaj Norvegjisë në debutim në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2018.

Gjinovci, që ishte një nga golashënuesit në fitoren e thellë, ka deklaruar se pret që Kosova të vazhdojë me rezultate të tilla edhe në ndeshjet tjera të grupit me Qipron e Danimarkën.

“Norway 1:5 Kosova I lumtur me kombëtarën. Kosova nis historinë me këmbë të mbarë. Vazhdojmë tutje”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30, kurse ndeshjen e fundit do ta luajë të enjten kundër Danimarkës, nga ora 15:00.