Showbiz
Shkronjat

Dua Lipa ka korrur edhe një sukses të madh në botën e muzikës. Ajo është shpallur Artistja më e mirë e re në ndarjen e çmimeve nga “VO5 NME Awards”, transmeton Koha.net.

Këngëtarja shqiptare është shprehur shumë e lumtur për marrjen e këtij çmimi.

“Faleminderit shumë. Ju falënderoj të gjithëve që votuan për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj ekipin tim menaxhues, labelin tim, dhe të gjithë juve për punën e madhe, agjentin tim, familjen dhe miqtë. Faleminderit shumë NME për këtë, kjo është gjithçka për mua”, është shprehur ajo me rastin e marrjes së çmimit.

Ylli i “Be The One” gjithashtu është e nominuar për çmimin “Best British Female Artist”.