Më shumë nga Shëndetësia

​Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik

Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses edhe një intervenim i madh kirurgjik. Sipas njoftimit, ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure për sec A.Recordare, e patentuar me këtë...

​Evropa shënon ditën për të Drejtat e Pacientit

18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Gjithashtu, të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor. Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë...

Në spitalin e Gjakovës nuk ka hematolog, kur dyshohet për hemofili pacientët dërgohen në QKUK

Në Ditën Botërore të Hemofilisë, doktor Jetish Jetishi ka thënë se në spitalin e Gjakovës aktualisht nuk ka hematolog dhe pacientët e dyshuar me këtë sëmundje dërgohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për diagnostikim.

​Dita Botërore e Hemofilisë

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë, e cila shërben si ndërgjegjësim për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut. Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të datëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963. Tema e ngjarjes këtë vit është “Qasje e...

206 persona përfitojnë nga subvencionet e DSHMS së

Janë bërë publike emrat e përfituesve të subvencioneve në shëndetësi. Nga drejtoria e shëndetësisë thonë se të gjitha aplikacionet janë trajtuar nga komisioni dhe përfituesit janë raste që i kanë plotësuar kriteret e thirrjes.

Për tre muaj mbi 22 mijë pacientë në Shërbimin Emergjent

Numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Shërbimin Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tremujorit të parë të këtij viti është mbi 22 mijë e 200 pacientë. Drejtori i Shërbimit Emergjent në QKUK, Naser Syla, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se 1381 raste kanë qenë nga aksidentet e komunikacionit, kurse...

IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se ka regjistruar raste të reja me sëmundjen ngjitëse të kollës së mirë, apo siç njihet ndryshe edhe si pertussis. “Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar...

Kryhet operacioni i parë i trakesë në Shqipëri, flet kirurgu

Shefi i Kirurgjisë Torakale në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Fatmir Caushi, ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews operacionin e parë të trakesë të kryer në Shqipëri. Caushi tha se pacienti që iu nënshtrua operacionit të rrallë kishte kaluar një kohë të gjatë i intubuar, pasi ishte në gjendje kome, gjë që...

Stuja: Presim kompletimin e stafit për funksionalizimin e qendrës së shëndetit mendor për fëmijë

Gjatë vitit 2024 është planifikuar që të funksionalizohet Qendra e Shëndetit Mendor për fëmijë dhe adoleshentë. Besnik Stuja, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë ka bërë të ditur se aktualisht janë duke pritur kompletimin e shërbimit profesional dhe qendra të nis punën.

Neurologu Jetishi: Stili i jetesës ka rëndësi në trajtimin e Parkinsonit

Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit janë nga më të ndryshmet, por dridhja e duarve dhe ngadalsimi në lëvizje janë disa prej tyre, që shfaqen kur personi preket nga kjo sëmundje. Neurologu Jetish Jetishi thotë se diagnostikimi dhe trajtimi duhet të bëhet me kohë.

Fruthi, sëmundje virale – flet Dr. Gëzim Xharra

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Pediatër Gëzim Xharra në një pronocim për Syrin ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me këtë sëmundje.

Rriten rastet e ngrirjes së vezëve nga gratë që duan të bëhen nëna pas të 40-ave

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja për motive apo probleme shëndetësore. Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016. Pavarësisht përqindjes, që...

Zeka: Kosova përfitoi ilaçin më të shtrenjtë në botë, trajtimi u bë te një fëmijë

Një fëmijë nën moshën dyvjeçare është trajtuar me një ndër ilaçet më të shtrenjta në botë “Zolgensma”. Në Pediatri është aplikuar kjo terapi për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulare. Kjo është hera e parë që kjo terapi gjenetike është dhënë në Kosovë, e cila ka vlerën rreth 2 milionë e 125 mijë dollarë....

OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë

Më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019....

Sejdiu: Mjekët po refuzojnë të punësohen në qendrat mjekësore në qytetet e Kosovës

Rreth 5700 mjek të licencuar në Kosovë, vetëm 4700 prej tyre janë të punësuar në sektorin publik dhe pjesa tjetër janë të papunë ose në sektorin privat. Të dy palët e mjekëve të punësuar ose jo qëllimin e kanë që të inkuadrohen në tregun e punës në shtetet jashtë Kosovës. Ritmi i migrimit të mjekëve...

Kush nuk shkon në kontrollin e planifikuar mjekësor do të gjobitet me 5 euro

Pacientët në Francë që nuk arrijnë të vizitojnë mjekun pas terminit të caktuar pa një justifikim të mirë, do të gjobiten me 5 euro sipas një propozimi nga qeveria. Gabriel Attal tha të hënën se profesionistët mjekësorë raportuan rreth 27 milionë mos-shfaqje çdo vit, duke shtuar: “nuk mund të lejojnë që kjo të vazhdojë”. Kryeministri...

Numri i të sëmurëve nga kanceri i prostatës në botë po rritet

Numri i njerëzve që vuajnë nga kanceri i prostatës në botë do të rritet nga 1.4 milionë, siç është regjistruar në vitin 2020, në 2.9 milionë deri në fund të vitit 2040, kryesisht në vendet e pazhvilluara dhe të zhvilluara mesatare të botës. Këtë e tregojnë rezultatet e testeve shkencore të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime...

Vitia: Pandemia na tregoi të gjithëve se sa i rëndësishëm është shëndeti

Në Shënim të Ditës Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik organizuan konferencë me temë “”Shëndeti im, e drejta ime”. Edhe në këtë ditë sistemi shëndetësorë po përballet me sfida të ndryshme, pacientët me mungesë të barnave e shumë shërbimeve shëndetësore, e punëtorët shëndetësorë vazhdojnë të mbajnë barrën e ofrimit...

Alergologia Hana-Lleshi: Bashkëpunimi me laboratorin CLT në SHBA eksperiencë e mirë

Alergologia Leonora Hana-Lleshi vazhdimisht është e angazhuar për profilin e saj profesional. Së fundmi në një trajnim dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo ka rritur të prezantojë një studim para 22 shkenctarëve të fushës së imunologjisë në botë., studim ky i cili ëhstë mirëpritur nga shkenctarët e pranishëm.

Dr. Xharra: Kolla e keqe e rrezikshme, vaksinimi i domosdoshëm

Vaksinimi kundër kollës së thatë është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Kështu thotë neonatologu Gëzim Xharra. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo është një sëmundje infektive që prek fëmijët dhe të rriturit dhe si e tillë kalon në tri faza.

Ismajli: Ka shënuar rritje numri i pacientëve me alergji ndaj polenit

Me ardhjen e stinës së pranverës është rritur numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të alergjisë nga poleni. Vështirësi në frymëmarrje, kollitje, temperaturë, teshtitje dhe skuqje e syve janë disa nga simptomat që e karakterizojnë këtë alergji. Derisa më të prekurit janë fëmijët, për shkak të rrugëve më të ngushta të frymëmarrjes....

Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë të furnizuara me antishokterapi

Në adresën tonë kanë arritur ankesa se në një nga qendrat e mjeksisë familjare ka mungesë të terapisë antishok, këtë e kanë mohuar nga qendra kryesore e mjekësisë familjare, pasi siç thonë ata kjo terapi është esenciale që kurr nuk guxon të mungojë në qendrat e mjeksisë.   Më poshtë mund të ndiqni kronikën e...

Shtohen rastet e `kollës së mirë` tek fëmijët në Shqipëri

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusi, ose siç njihet ndryshe “kolla e mirë”, e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje. Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave të pështymës dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse je i...

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka dalë me disa rekomandime për qytetarët, pasi që tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartës të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike. Në njoftimin e IKSHP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast...

Dr. Hana – Lleshi: Personat e prekur nga alergjitë stinore t’i shmangen daljeve në natyrë

Personat të cilët kanë probleme me alergji gjatë pranverës duhet të bëjnë kujdes më të shtuar. Alergologia Leonora Hana-Lleshi thotë se diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për pacientin dhe se mënyra më e mirë për të parandaluar alergjitë është të shmanget kontakti me lëndët apo substancat alergjike.

​Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet...

Dr. Juniku: Të qenurit mjek i suksesshëm kërkon përkushtim

Të qenurit mjek i suksesshëm kërkon përkushtim dhe profesionalizëm. Kështu është shprehur internisti i gastrologjisë dr.Visar Juniku, në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut. Madje doktori ka treguar edhe disa nga sfidat që janë pjesë e rrugëtimit të profesionit të mjekut.

QKUK/ Rifillon aplikimi i implanteve dentare

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga e premtja e 29 marsit ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë. Trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në...

“Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë”

Treqindenjëzet raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të...

IKShPK konstaton një rritje të lehtë të kollës së mirë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të rasteve të Kollës së Mirë (Pertussis), krahasuar me vitet e fundit. Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar tetë raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Kështu bëri me...

​KMDLNj: Të sëmurët me kancer në mëshirën e askujt

Këshilli për të Drejtat e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj ndarjes buxhetore që ka bërë Ministria e Shëndetësisë për trajtime jashtë vendit, duke theksuar se kjo është një shifër e papërfillshme. KMDLNJ në një reagim thotë se të sëmurët me kancer të diagnostifikuar janë në pozitë shumë të rëndë, pasi në pamundësi të...

OBSH: Vetëm dhjetë spitale janë pjesërisht funksionale në Gaza

Vetëm 10 nga 36 spitale janë ende funksionale në Rripin e Gazës, pasi spitali al-Amal në Khan Yunis doli jashtë funksionit të martën, sipas një deklaratë të drejtorit të përgjithshëm të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Forcat izraelite rrethuan spitalet al-Amal dhe Nasser në fillim të kësaj jave, ndërsa kishin rrethuar gjithashtu spitalin al-Shifa në qytetin...

Ushqimet që përmirësojnë përqendrimin dhe disponimin

Shumë faktorë luajnë një rol në shëndetin e trurit tonë. Ka disa zakone të shëndetshme që mund t’i përfshijmë në rutinën tonë të përditshme për të mbajtur nën kontroll shëndetin tonë kognitiv dhe nivelet tona të ankthit të ulëta. Megjithatë, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të kemi parasysh është ushqimi. Shumë ushqime...

OBSH: Pothuajse një në gjashtë fëmijë përballen me bullizëm në internet

Rreth 16 përqind e moshave 11 deri në 15 vjeç thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve në internet në vitin 2022, një shifër që shënoi një rritje nga sondazhi i mëparshëm, treguan të dhënat e publikuara nga OBSH. “Ky raport është një thirrje zgjimi për ne që të luftojmë ngacmimet dhe dhunën kudo dhe...

Dita e Ndërgjegjësimit për Epilepsinë, flet Dr. Agron Zajmi

Krizat epileptike mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme. Neurologu Agron Zajmi thotë se kujdesi ndaj pacientëve që kanë kriza të kësaj natyre duhet të jetë i vazhdueshëm.

Si ndikon agjërimi te shtatëzënat dhe lehonat?

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për besimtarët e islamit dhe është periudhë kur ata agjërojnë për një muaj. Por, ky muaj mund të ndodh që të jetë në fazën kur jeni shtatzënë, apo edhe në atë të lehonisë, cilat janë përfitimet nga agjërimi na tregon gjinekologia Bleta Domi.

Vitia: Bordi i Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit Administrativ

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performances “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”. Vitia ka thënë se në vitin 2022 kishin kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të kryente një raport auditimi pas situatës...

​Katër vjet nga viktima e parë me COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen katër vjet që kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës. “Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive...

Për herë të parë në QKUK kryhet procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë nga stafi i mjekëve të QKUK-së  është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14 vjeçare. Në njoftim thuhet se procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë....

Përdorimi i syzeve të diellit tejet i rëndësishëm për ruajtjen e syve

Syzet e diellit kanë një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e syve dhe qëllimi i mbajtjes së tyre është për të mbrojtur sytë dhe lëkurën e ndjeshme përreth tyre nga rrezet ultravjollce të dëmshme të diellit. Mirëpo doktoresha Vjollca Gojani thotë se kujdesi në zgjedhjen e tyre duhet të jetë shumë i madh në të kundërtën...

Vaksina kundër HPV-së, kërkohet më shumë informim për prindërit mbi rëndësinë e saj

Vaksina kundër virusit Human Papiloma (HPV) ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta qe nga shkurti, por ajo nuk po përfillet si duhet në mungesë të informimit të mjaftueshëm të prindërve mbi rëndësinë e saj. Në QKUK thonë se vaksinimi kundër HPV-së është i rëndësishëm, derisa nga komuna e Prishtinës...

IKSHPK njofton për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka njoftuar se ajri sot në Prishtinë është përmirësuar. Nga indeksi i cilësisë së ajrit me vlerë 60, tanimë sillet rreth 50, e që është më i shëndetshëm. IKShPK-ja kishte apeluar më herët gjatë ditës që personat e ndjeshëm të kenë kujdes.

“Çrregullimet e sistemit nervor, shkaku kryesor i sëmundjeve në botë”

Çrregullimet e sistemit nervor si goditjet në tru, migrena dhe demenca kanë tejkaluar sëmundjet e zemrës, duke u bërë shkaku kryesor i shëndetit të keq në mbarë botën, sipas një studimi të ri të botuar të premten. Më shumë se 3.4 miliardë njerëz, ose 43 për qind e popullsisë së botës, do të përjetojnë një...

Qeveria ndan 520 mijë euro për IML-në, Ministria e Drejtësisë tregon pikat ku do të investohet

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e IML-së”. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ky buxhet do të shfrytëzohet për renovimin e hapësirave të Institutit...

​Auditimi thotë se ka lista të pritjes së pacientëve në disa klinika të QKUK-së

Në kuadër të sezonit auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke kryer auditimin e performancës “Listat e pritjes së pacientëve në institucionet shëndetësore publike”, i cili do të vlerësojë zbatimin e masave për të siguruar trajtim efikas të pacientëve në listat e pritjes nga Klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe...

Në spitalin “Isa Grezda” janë kryer për një vit 419 mijë e 980 analiza laboratorike

Pacientët të cilët qëndrojnë të hospitalizuar në spitalin ‘Isa Grezda” në Gjakovë pothuajse të gjitha analizat laboratorike të rekomanduara nga mjekët mund ti bëjnë në laboratorin e spitalit. Drejtori Hilmi Shala thotë se pas disa mungesave të reagencave në disa analiza tashmë jemi kompletuar.

Pijet e gazuara dëmtojnë veshkat, thotë urologu Rexha

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Specialisti i urologjisë Nexhat Rexha thotë se nëse sëmundjet zbulohen herët ato janë shumë të menaxhueshme.

Për një vit 15 mijë e 500 pacientë janë vizituar në repartin e radiologjisë në spitalin “Isa Grezda”

Në repartin e radiologjisë në spitalin e Gjakovës përgjatë vitit 2023 janë realizuar rreth 3200 CT ndërkaq 15.500 pacientë kanë marrë shërbime radiografike gjatë po të njëjtës periudhë. Specialistja e këtushme Albulena Bakalli thotë se kërkesat e pacientëve janë shumë të larta në raport me numrin e radiologëve.

​Trajtimi i zgjebës, dermatologia Kokollari: Pacientët reagojnë keq dhe ndihen të stigmatizuar

Mos trajtimi adekuat i zgjebës, apo siç njihet në Kosovë si zhuga, po konsiderohet si faktori kryesor që po ndikon në përhapjen e saj. Derisa, po vlerësohet se kjo sëmundje e lëkurës vazhdon të stigmatizojë qytetarët e vendit tonë, ngaqë mendohet se zgjeba është sinonim i pa pastërtisë. Kështu thotë dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë...

Kurti viziton Gjinekologjinë, thotë se s’do të ketë më dhoma me nga nëntë shtretër, por maksimalisht me dy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë, ku pa nga afër renovimet që po bëhen në këtë klinikë. Kurti tha se u gëzua kur mori vesh që nuk do të ketë më dhoma me nga gjashtë deri në nëntë shtretër, por sipas tij, dhomat do të jenë me maksimalisht dy shtretër. “Janë...

Vitia: Rinovimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë është duke u bërë sipas standardeve evropiane

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Kardiokirurgjisë është duke u rinovuar sipas standardeve evropiane. Vitia, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se në këtë klinikë gjithçka do të transferohet. “Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj. Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e...

Një pacient gjerman është vaksinuar kundër Covidit 217 herë

Një 62-vjeçar nga Gjermania, pavarësisht sa pati kundër këshilla mjekësore, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it, raportojnë mjekët gjermanë, shkran BBC. Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases” . Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut. “Ne mësuam për rastin e tij...

Dr.Kurtishi: Kemi rritje të rasteve me kancer

Sëmundjet malinje në Kosovë po shënojnë rritje nga viti në vit. Kështu ka bërë të ditur drejtori i onkologjisë në Kosovë dr.Ilir Kurtishi. Ai thotë se vetëm brenda muajit janar të vitit 2024 janë regjistruar mbi 150 raste.

​A janë fushat sintetike kancerogjene?

Futbolli i Kosovës zhvillohet në pjesën më të madhe nëpër fusha sintetike kjo pasi mungojnë fushat me bari natyral dhe se shumica e klubeve kanë vështirësi për t’i mirëmbajtur ato. Por, në shumë raste ka qenë në diskutim kualiteti i fushave sintetike që ndërtohen në Kosovës. Mjekët sportivë kanë thënë për KosovaPress se këto fusha...

Gjermani/ Numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë në parë

Mungesa e mjekëve në Gjermani mbetet e lartë. Një zgjidhje mund të jenë mjekët nga jashtë. Numri i tyre tashmë është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, por përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për probleme. Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Gjermani. Në fund të...

Gratë po abuzojnë me pilulën anti-shtatzëni, veçohet mosha 18-22 vjeç

Kontraceptivi emergjent nuk po përdoret vetëm për situata që edhe është i destinuar, mirëpo po abuzohet me të. Sipas profesionistëve shëndetësorë vajzat dhe gratë po e përdorin me të madhe pilulën që parandalon shtatzëninë e padëshiruar brenda 72 orëve në një akt të pambrojtur. “Sidomos në vitet e fundit është një kërkesë në vazhdimësi duke...

Për vetëm dy muaj, Klinika e Kirurgjisë Torakale kreu 76 operacione

Për vetëm dy muaj, Klinika e Kirurgjisë Torakale ka arritur t’i kryejë 76 operacione, e cila tash e sa kohë operon me vetëm një sallë operative. Kjo klinikë ka të ndarë sallën e madhe dhe të vogël. Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci. Ai ka deklaruar se vetëm në...

Barra e sëmundjeve në Shqipëri rrit importet e barnave

Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14 për qind, pas një rënie të lehtë pas pandemisë. Të dhënat e institutit të statistikave INSTAT referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë...

Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës është “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Diabeti te gratë shtatzëna, flet Dr. Luan Gola

Diabeti është i pranishëm shpesh edhe te gratë shtatëzëna. Sipas endokrinologut Dr.Luan Gola diabeti gestacional, që shfaqet te kjo kategori zakonisht paraqitet në 3 mujorin e parë dhe të tretë të shtatëzanisë.

Mjekët apelojnë për zbatim më të ashpër të ligjit anti-duhan në Shqipëri

Duhani vijon që të sjellë gjithmonë e më shumë probleme dhe për këtë arsye mjekët herë pas here apelojnë për ligjin që e ndalon atë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që edhe në lokale nuk funksionon sic duhet ligji dhe pirja e duhanit lë për të dëshiruar. Kanceri i mushkërive është rritur me ritme të...

Toksikologjia jashtë funksionit që prej zhdukjes së provave të rastit Dehari

Laboratori i Toksikologjisë prej disa kohësh është jashtë funksionit. Kështu, shumë prova që do të duhej të trajtoheshin në Prishtinë, po dërgohen jashtë vendit. Televizioni Dukagjini ka mësuar se Laboratori është jashtë funksionit që prej zhdukjes së disa mostrave të rastit Dehari, përderisa situatën e ka përkeqësuar edhe më shumë zjarri i cili kaploi objektin...

“Mos të përdorin antibiotik”, mjekët me rekomandim për gripin sezonal te fëmijët në Kosovë

Shumë fëmijë këtyre ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Ata kryesisht ankojnë për ethe, temperaturë, skuqje fyti dhe kollë e thatë. Javët e fundit shumë qytetarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, janë infektuar nga virozat e stinës, që zakonisht pasohen nga simptoma si ftohje, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje trupi...

Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave. E krahas rritjes së pagave për mjekët, Vitia ka përmendur edhe përkushtimin që kanë për renovimin e klinikave në QKUK e Spitale të...

IKSHPK tregon arsyet pse vajzat duhet ta marrin pa hezitim vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës

Ditë më parë në Kosovë ka nisur për herë të parë të jepet vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, saktësisht vaksina kundër Human Papilloma Virusit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka treguar disa nga arsyet pse duhet të merret kjo vaksina nga vajza IKSHPK thekson se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund...

OBSH jep udhëzime për ndotjen e ajrit që vendet e BE-së mund të shpëtojnë 238,000 jetë në vit

Përafërsisht 238,000 vdekje nga ndotja e ajrit mund të shmangen çdo vit nëse 27 vendet e BE-së zbatojnë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndotjen e ajrit, sipas shifrave nga Agjencia Europiane e Mjedisit. Dhe më shumë se 400,000 vdekje mund të shmangen nëse ndotja e ajrit me grimca mund të shmanget plotësisht. Më...

Zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID nga studimi i 99 milionë personave

Dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla, të vaksinës anti-COVID – një çrregullim neurologjik dhe inflamacion i palcës kurrizore – janë zbuluar nga studiuesit që kanë punuar në studimin më të madh për sigurinë e vaksinës deri tash. Studimi i më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca,...

KMDLNJ kërkon trajtim urgjent për rastin e vdekjes së 4 vjeçares nga Gjakova

KMDLNJ ka kërkuar që të trajtohet me urgjencë rasti i vdekjes së katërvjeçares nga Gjakova. Nga KMDLNj thanë se kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. “Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK më 19.02.2024, dy ditë pasi ishte sjellur nga Spitali i Gjakovës për...

Vitia apelon vajzat që ta marrin vaksinën kundër kancerit të mitrës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i lumtur që siç tha ai, po fillon vaksinimi i vajzave të klasave të gjashta, me vaksinën HPV, e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Vitia apeloi të gjithë prindërit që t’i stimulojnë vajzat që ta marrin këtë vaksinë. Tutje, ministri u shpreh se kjo vaksinë nuk...

Epidemia tropikale godet Brazilin, shpallet gjendja e emergjencës

Autoritetet e Shtetit të Rio de Zhaneiros në Brazil kanë shprehur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të një epidemie e cila ka infektuar qindra persona. Ethet tropikale është një sëmundje tropikale që më së shumti përhapet nga pickimi i mushkonjave të llojit Aedes Aegypti. Guvernatori i shtetit të Rios u shpreh se situata...

Fillon në Gjakovë vaksinimi i vajzave me HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës

Për herë të parë në shkollat e Gjakovës sot  ka filluar vaksinimi i vajzave të moshës 11 vjeçare me vaksinën që të mbron nga sëmundja e kancerit në mitër. Krahas kësaj vaksine, sot nxënësit e shkollës “Mazllum Këpuska” u imunizuan edhe me vaksinën e rregullt.

Nis vaksinimi i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

Për herë të parë në Kosovës ka filluar vaksinim i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës. Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se ky është një hap i rëndësishëm për shëndetin e vajzave. Vaksinimi thuhet se ka filluar të martën, ku nxënëset e moshës 11 vjeçare, të shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë,...

OBSH raporton rritje të rasteve të fruthit me 79% gjatë vitit të kaluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin për përhapjen e shpejtë të fruthit në mbarë botën, me më shumë se 306,000 raste të raportuara vitin e kaluar, një shifër që përfaqëson një rritje prej 79% në një vit. Më shumë se gjysma e të gjitha vendeve në botë aktualisht besohet se janë në rrezik të...

Çfarë ndodh kur qelizat e kancerit largohen nga tumori primar

Pse disa qeliza kancerogjene formojnë menjëherë metastaza, ndërsa të tjerat bien në një lloj gjumi? Shkencëtarët nga German Cancer Research Center dhe Universiteti i Heidelberg hetuan se si qelizat kancerogjene vazhdojnë rrugën e tyre të jetës kur largohen nga tumori primar dhe zbuluan se statusi epigjenetik përcakton metastazat. Rezultatet e studimit nga dy ekipe kërkimore...

​Sot ajri i ndotur, rekomandohet kujdes për personat e ndjeshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot është ajri jo i shëndoshë dhe rekomandohet kujdes për personat e ndjeshëm. Instituti rekomandon të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat. Instituti po ashtu rekomandon...

Shkaku i përdorimit të pajisjeve digjitale, 40% e fëmijëve probleme me shikimin

Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se nga depistimet që kryhen në shkolla te fëmijët e klasave të para është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit. Edhe në praktikën e përditshme, mjekët okulist thonë se myopia po haset më së...

Sa shpesh duhet të pini ujë për të qenë të hidratuar?

Të gjithë kemi dëgjuar për rëndësinë e sasisë së duhur të ujit, në mënyrë që të jemi të hidratuar. Uji është i nevojshëm për shumë arsye, duke përfshirë edhe përthithjen e lëndëve ushqyese, tretjen, mirëqenien e përgjithshme Për sa ujë kemi nevojë çdo ditë? Sasia e ujit varet nga disa faktorë, por ekziston një nivel...

40% e fëmijëve probleme me shikimin, mjekët: Shkak përdorimi i pajisjeve digjitale

Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se nga depistimet që kryhen në shkolla te fëmijët e klasave të para është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit.  Edhe në praktikën e përditshme, mjekët okulist thonë se myopia po haset më së...

Gëlltiti një pjesë të lodrës, i shpëtohet jeta fëmiut një vjeçar në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK është shpëtuar jeta e një fëmije një vjeçar i cili kishte gëlltitur një pjesë të lodrës dhe kishte pasur vështirësi të madhe në frymëmarrje. “Përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe jetë kërcënues. Një rast...

Fluks i lartë i të prekurve nga gripi stinor në Maqedoninë e Veriut

Akoma ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike të gripit sezonal të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manolleva, e cila tha se këta pacientë kryesisht kanë sëmundje të tjera dhe gripi sezonal në mënyrë shtesë ua komplikon situatën. “Akoma kemi pacientë me grip sezonal, që paraqiten me pasqyrë më të...

Bardhi: Fëmijët kulturën e të ushqyerit e marrin nga prindërit

Fëmijët shprehitë e ushqimit dhe kulturën e të ushqyerit e marrin në moshë të vogël 3-6 vjeç, kur edhe sistemi imunitar fillon e formohet. Sipas nutricionistit Dion Bardhi, kur vjen puna tek ushqimi fëmijët marrin zakonet e prindërve.

Rriten rastet me tumore në Kosovë

Janë rritur rastet me tumore të ndryshme në Kosovë. Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare, doktor Ilir Kurtishi tha se trendi i rritjeve është shqetësues

Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre

Infermierët e QKUK-së kanë thirrur protestë për ditën e enjte në ora 12:00. Ata kanë njoftuar se do të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së, me disa kërkesa. -Drejtoria e Infermierisë në QKUK, -Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor ne sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin...

Profesionistët: Po abuzohet me disa ilaçe kundër dhimbjes

Përdorimi i ilaqeve si oki, brufen e të tjera janë shqetësuese nëse ata përdoren pa konsultim me mjekun. Ndënëse të njëjtat blihen në barnatore pa recetë të mjekut, nefrologia Vjollca Godanci-Kelmendi thotë se këto ilaqe kanë efekt qetësues, por në asnjë mënyrë nuk duhet përdorur shpesh dhe pa konsultë me profesionistët.

Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët

Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë dhe shkaktohet nga infeksioni me HPV, një virus që transmetohet seksualisht. Ekspertët shëndetësorë thonë se në Kosovë viteve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të kancerit të qafës së mitrës, e në përpjekje për të parandaluar...

Mbyllet Universiteti i hotelerisë, shkak përhapja e fruthit

Universiteti i njohur zviceran i hotelerisë, EHL, e mbylli të shtunën kampusin e tij në Lozanë, pasi disa raste të fruthit u zbuluan në mesin e studentëve. “Ne kemi qenë të detyruar për ta mbyllur kampusin në Lozanë nga 3 shkurti deri më 18 shkurt në mënyrë gjithëpërfshirëse” – thuhet në një deklaratë të kësaj shkolle,...

Ende nuk ka masa nga Qeveria për shpallje të epidemisë në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka miratuar propozimin e Komisionit për sëmundje infektive për shpalljen e epidemisë në Shkup, për shkak të rritjes së numrit së rasteve me kollën e keqe.Të premten, në qytetin e Kumanovës janë regjistruar tri raste të reja dhe një tjetër në Shkup, duke e çuar numrin e...

Shqetësuese, drejtori i Onkologjisë: Mbi dy mijë raste të reja me tumore për një vit në Kosovë

Drejtori i Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se numri i rasteve të reja të tumoreve të ndryshme te të rriturit ka shkuar në 2 mijë e 100 në vit, me një rritje të vazhdueshme të numrit të pacientëve të cilët mbijetojnë sëmundjen dhe kërkojnë konsulta dhe trajtime....

‘’Nxënësit hezitojnë të bisedojnë me psikologun, shkak familja’’

Ka faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në mirëqenien mendore të fëmijëve, prandaj është tejet e rëndësishme që prindërit edhe shkollat të ndihmojnë në rritjen, zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit mendor te fëmijëve. Cilat janë shkaqet më të shpeshta që nxënësit i shtyejnë të flasin me psikologët, na tregon psikologia e shkollës “Mustafa Bakija”.

13 raste me zgjebë në shkollat e komunës së Gjakovës

Ekipet mjeksore sot kanë vizituar disa shkolla të komunës së Gjakovës, me qëllim të kontrollimit të situatës me zgjebë tek nxënësit. Kjo në bazë të dakordimit të drejtorisë së shëndetësisë dhe asaj të arsimit, pas lajmit për përhapjen e sëmundjes në vend, nga këto vizita u identifikuan edhe 13 raste.

IKShPK: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gripi në Kosovë është nën pragun epidemik.Krahasuar me javët e para të janarit, në muajin shkurt gripi ka filluar të ketë rënie dhe se nuk ka përhapje epidemike. Por, IKShPK thotë se janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje...

Në Gjakovë asnjë e vaksinuar kundër kancerit të qafës së mitrës

220 vajza deri më tani janë vaksinuar me vaksinën e cila i mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Mirëpo në këtë shifër nga ka vajza nga komuna e Gjakovës, sepse nga qendra e vaksinimit thonë se nga fundi i muajit shkurt pritet të fillojë ky proces.

Dr. Vjollca Godanci-Kelmendi: Pirja e tepërt e ujit mund të shpie deri në fatalitet

Kujdesi ndaj veshkave duhet të jetë i vazhdueshëm. Doktoresha Vjollca Godanci-Kelmendi ka pohuar se konsumi i pamjaftueshëm i ujit shpie në dehidrim të organizmit të njeriut, por dhe hidratimi i tepërt hap rrugën për zhvillimin e sëmundjeve të veshkave.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit. Shifrat më të fundit për kancerin nga dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kancerin, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), e bëjnë të qartë që kanceri është duke u rritur nga 14.1 milionë raste të reja dhe 8.2 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2012 në...

Rritet numri i personave të prekur nga zgjeba, 127 raste në janar

Përgjatë muajit janar të këtij viti në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK janë diagnostikuar 127 pacientë nga zgjeba, ku 10 nga ta janë spitalizuar në klinikë. Derisa shifra prej 127 pacientëve të infektuar me këtë sëmundje ngjitëse është e lartë krahasuar për periudhën e njëjtë të 2023-ës dhe vitit paraprak. Nga ‘zhuga’, siç njihet ndryshe...

OBSH: Në 2050 rastet e reja me kancer do rriten me 75%

Në prag të 4 shkurtit, Ditës Ndërkombëtarë e luftës kundër kancerit, Organizata botërore e shëndetësisë dha alarmin se deri në vitin 2050 në rang global parashikohet një rritje me 77% diagnostikimeve të reja me kancer në vit, duke kaluar nga 20 milionë raste që ishin në vitin 2022 në 35 milionë raste në 2050. Sipas...

​Kur u zbulua insulina?

Para zbulimit të insulinës, në vitin 1921, i vetmi trajtim i njohur për diabetin përfshinte një dietë shumë të rreptë, të ulët në karbohidrate dhe aq pak në lëndë ushqyese, saqë shpesh i çonte pacientët të vdisnin nga uria, shkruan focus.it. Premisat për zbulimin që ndryshoi jetën e miliona njerëzve u hodhën në vitin 1869...

​Vitia: Kam drojën se do të vazhdojë ikja e mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa përmendi disa nga të arriturat e vitit të kaluar, ka thënë se bazuar në programin kombëtar për zhvillim 2024-2026, sektori i shëndetësisë, synon dy qëllime strategjike, të cilat përfshijnë përmirësimin e cilësisë dhe çasjes së shërbimeve shëndetësore, si dhe ruajtjen e përparimin e shëndetit. Vitia këtë e tha sot...

Vitia: Së shpejti do të nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi. Para anëtarëve të komisionit, Vitia përmendi disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023, transmeton Telegrafi. Ministri tha se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi  edhe Klinikën e Radiologjisë. “Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe...