Shëndetësi
Shkronjat

Kur lodhja na kapë në mes të javës, 24 orë është kohë e shkurtër për të bërë gjithçka, dhe kështu kërkojmë mënyra për të rritur produktivitetin.

Një nga këto mënyra është pirja e një pije energjike. Gazeta Express ju tregon sot se çfarë ndodh në trup pasi të keni pirë një pije energjike.

Ndryshimet që i shkaktojnë në trup pijet energjike

10 minutat e parë

Kafeina godet qarkullimin e gjakut, duke rritur shtypjen dhe normën e zemrës.

Pas 15 minutave

Rritet koncentrimi.

Pas 30 minutave

Absorbimi i kafeinës pushon dhe zhduket nevoja për gjumë. Kjo për shkak të shtypjes së lartë të gjakut.

Pas 1 ore

Zhduket efekti i pijes energjike. Ndiheni të lodhur përsëri. Pija fillon largimin e elementeve të dobishëm nga trupi, transmeton Gazeta Express.

Pas 6 ore

Shkurtohet niveli i kafeinës për 50%.

Pas 12 ore

E gjithë kafeina zhduket. Se sa shpejt ndodh kjo varet nga aktiviteti fizik dhe mosha.

Pas 24 ore

Pirja e rregullt e pijeve energjike shkakton dhimbje koke dhe probleme të tretjes.

Pas 14 ditëve

Trupi mësohet me dozat e rregullta të kafeinës, duke ulur efektin e pijes. Probleme të tjera përfshin pagjumësi, shtim peshe (për shkak të sheqerit), nervozë, rrahje të shpejta të zemrës dhe shtypje të lartë të gjakut.

Konkluzion

Burimi më i mirë i energjisë është një jetesë e shëndetshme: gjumi i mjaftueshëm, sporti i rregullt dhe ushqimi i shëndetshëm. Nëse ndiheni shpesh të lodhur, konsultohuni me një doktor.