Shëndetësi
Shkronjat

Ka kaluar koha e gjumit e ti e di se nuk duhet të mendosh dhe nuk duhet të shikosh.. Ideja se nuk mund të flesh, se nuk të zë gjumi, është acaruese në kulm.

Dhe pikërisht acarimi e bën edhe më të vështirë të fjeturit.

Por çfarë mund të bësh? Hapi i parë i domosdoshëm për gjumë të mirë është që të rregullosh orën biologjike, pra të biesh në krevat për të fjetur në një orë të caktuar dhe të zgjohesh po në orën e caktuar.

Dil nga shtrati – Nëse qëndron në krevat dhe je zgjuar, i dërgon vetes tënde mesazhin e gabuar. “Në thelb ti po stërvit trupin për të mos fjetur pavarësisht se je në krevat, po e mëson të qëndrojë shtrirë dhe zgjuar”, thotë eksperti.

Lehtëso ankthin – Në disa raste pagjumësia vjen nga shqetësimet. Truri juaj po punon me shpejtësi, duke menduar për llogarinë bankare apo për një takim të rëndësishëm nesër apo për fëmijën tuaj në telashe me shkollën. Njerëzit vazhdimisht kanë probleme kur vjen puna për të “qetësuar mendjen” gjatë natës. Duhet ta stërvitësh mendjen për të menduar për këto gjëra në kohë më të përshtatshme gjatë ditës.

Ilaçe, por me kujdes – Në rast se e sheh të pamundur të flesh pa ilaçe, mund t’i marrësh ato, por mjekët nuk i rekomandojnë kurrë me përjashtim të rasteve ekstreme. Është më mirë që të provosh të gjitha teknikat e tjera para se të mendosh se ke nevojë për ilaçe qetësimi.

Takohu me një mjek – Nëse pagjumësia është e vazhduar dhe po shkatërron orarin tënd të ditës, atëherë zgjidhja është të konsultohesh me një mjek.