Koncerti artistik "Këngë e zemër" bashkoi notat dhe zërin e të artistëve të mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria. Këngëtarët si Kastriot Tusha , Manjola Nallbani,Kejsi Tola Valon Shehu, Gent Haxhikadrija dhe Enea Cerashi i dhuruan publikut gjakovar këngët më të bukura shqipe.

Artikulli i plotë: Koncerti “Këngë e zemër” mblodhi artistët më të mirënjohur shqiptarë (Video)

Në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në ligën e parë të basketbollit ndëermjet klubit Vëllaznimi dhe Prishtina e Re.Skuadra gjakovare pati dominim total në parket, tregoj lojë më të mirë dhe arriti të mposht skuadren prishtinase me rezultat të thellë 84-67.

Artikulli i plotë: KB “Vëllaznimi” e mbyll stinorin vjeshtor pa humbje (Video)

Pas takimit që patën në kuvendin komunal kryetari Ardian Gjini bashkarisht me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott vazhduan vizitën në gjimnazin Hajdar Dushi, me c’rast u pritën nga stafi menaxherial, profesorët dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor.

Artikulli i plotë: Gjimnazi i Gjakovës e shpall “Mik Nderi” ambasadorin Nicholas Abbott (Video)

Vazhdojnë të jenë të përpiktë dhe shumë të përkushtuar në stërvitje. Hendbollistët e Vëllaznimit në vitet e fundit po tregojnë më shumë suksese në fushën sportive. Entuziazmi I djelmoshave gjakovar nuk po mungon edhe tani kur dihet që tashmë e kanë siguruar fazen e play-off-it. Kryetrajneri Nexhdet Dobroshi tha se pavarësisht sfidave angazhimi nuk do të mungojë edhe ne ndeshjet e radhës.

Artikulli i plotë: KH “Vëllaznimi” siguron fazën e play-off-it (Video)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott sot ka qëndruar për vizitë në Gjakovë, me c’rast është pritur nga kryetari I komunës Ardian Gjini, i cili e vlerësoj lartë këtë vizitë, duke thënë se Britania është shtet mik i Kosovës, duke shtuar se kontakti dhe bashkëpunimi me këtë shtet por edhe ambasadën e saj në vend do të vazhdojnë më tutje.

Artikulli i plotë: Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott viziton Gjakovën (Video)

Organizata e Kryqit të Kuq në Gjakovë mbajti takimin e fundvitit me partnerët lokal ku u bë prezantmimi I punës 1 vjeqare. Sfidat, puna dhe arritjet që ka pasur kjo organizatë u prezantuan përmes aktiviteteve që janë organizuar gjatë një viti e që sipas tyre janë të shumta .

Artikulli i plotë: Organizata "Kryqi i Kuq" mbajti takimin e fundvitit me partnerët lokal (Video)

E mbushën sallën plot e përplot. I gjithë ky publik erdhi për të parë nga afër perfomancën e këngëtarëve tyre të preferuar në koncertin humanitar “Për një vit të ri më të ndritshëm” i cili u organizua nga të rinjët e organizatës joqeveritare “INNO”.

Artikulli i plotë: Koncerti humanitar e mbushi sallën e pallatit "Asim Vokshi" përplot (Video)

 “20 vite në shërbim të viktimave të dhunës ne familje, prespektiva e së ardhmës ne mbrojtje nga dhuna në familje” kjo ishte tema e konferencës së organizuar nga Shtëpia e Sigurt në Gjakovë dhe mbështetur nga nga KCSF, UN-Women zyra në Kosovë.

Artikulli i plotë: Strehimorja "Shtëpia e Sigurt" shënon 20 vjetorin e themelimit (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing