Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.

Artikulli i plotë: Senatorët e SHBA-ve kërkojnë hetime për paratë amerikane në Ballkan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, porositi të martën në Ankara se përgjigjja pozitive e qytetarëve në referendumin, i cili do të mbahet më 16 prill në këtë vend për zgjerimin e kompetencave presidenciale, do të ishte përgjigjja më e mirë për armiqtë e Turqisë, ndërsa Gjermaninë dhe Holandën i quajti “shtete bandite”, të cilat dëmtojnë Bashkimin Evropian.

Artikulli i plotë: Erdogan i quan Gjermaninë dhe Holandën “shtete bandite”

Të paktën 814 persona mjekësorë janë vrarë në Siri nga fillimi i luftës në vitin 2011, ndërsa vjet janë shpeshtuar sulmet ndaj objekteve për mjekim nga ana e ushtarëve qeveritarë sirianë dhe aleatëve të tyre rusë, tregon hulumtimi i publikuar në revistën mjekësore britanike "Lanset" dhe cituar nga agjencitë botërore.

Artikulli i plotë: Në Siri nga fillimi i luftës janë vrarë 814 persona mjekësorë

Agjencia qendrore amerikane për zbulim (CIA) njoftoi se amerikanët duhet të jenë të shqetësuar pasi “Wikileaks” publikoi disa mijë dokumente të papërpunuara zbuluese, në të cilat theksohen hollësi si CIA i zbaton aktivitet e saj hakerike.

Artikulli i plotë: CIA: WikiLeaks rrezikoi sigurinë e SHBA-së me publikimin e dokumenteve

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing