Sot në qytetin e Gjakovës është mbajtur protest paqësore për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore.

Artikulli i plotë: Gjakova kërkon lirimin e Tomorr Morinës, i arrestuar me fletarrest nga Serbia (Video)

Qyteti i Gjakovës  u bë nikoqir i festivalit më interesant, atë të mishit, i quajtur Mish-Mish Festival. Të shumtë ishin qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin që njihet “Pazari i vjetër”.

Artikulli i plotë: Për herë të parë në Gjakovë u mbajt festivali i mishit (Video)

Në pasditen e sotme punime për asfaltimin e rrugëve filluan edhe në fshatin Shqiponjë. Në filimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari I komunës Ardian Gjini I cili tha se në këtë fshat është duke u punuar edhe në renovimin e ambulantës dhe në shumë projekte tjera të cilat janë të financuara nga komuna dhe pushteti qëndror.

Artikulli i plotë: Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Shqiponjë (Video)

Një muaj më parë u bë hapja zyrtare e zyrës së avancuar të prokurimit në kuvendit komunal të Gjakovës, donacion ky nga USAID-i. Shefi i kësaj zyre Faton Gutaj na tregoj se ky projekt përveq që ka përmirësuar kushtet e punës poashtu ka ndikuar edhe më shumë në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit.

Pjesë e këtij donacion kanë qenë paisje të ndryshme të teknologjisë, në mesin e tyre edhe dy monitor të cilët iu mundësojnë komisioneve të vlerësimit si dhe të gjithë operatorëve ekonomik të shohin cdo projekt apo tender që publikohet online në E-prokurim.

E veqantë e zyrës së prokurimit është edhe arkiva. Tashmë cdo document është i renditur sipas viteve e kjo ka bërë që puna dhe qasja të jetë më e lehtë. Por përveq kësaj sistemi i ri ka bërë që edhe sigura e këtyre dokumenteve të jetë më e lartë.

Gutaj tha se këtë vit ka pasur një rritje enorme në prokurim por falë donacionit nga USAID-i është arritur që planifikimi të realizohet 68% ndërsa transparenca të jetë 100% si dhe siguria e dosjeve dhe tenderëve gjatë hapjes të jetë në nivel të lartë të sigurisë dhe transparencës. Përkundër punës voluminoze në këtë sektor punojnë 5 zyrtarë ligjor të cilët kanë prioritet transparencën dhe llogaridhënien, theksoj ndër të tjera shefi i këtij dikasteri ./TV Syri Vision/

Banorët e fshatit Babaj I Bokës kanë pritur sot për vizitë Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj dhe kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjinin.Ata bashkarisht morrën pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë, e njohur ndryshe si rruga e Peshkut.

Artikulli i plotë: Filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë (Video)

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e “Sallës së Edukatës Fizike” në fshatin Rogovë të Hasit. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet lokale të Gjakovës ,përfaqësues nga niveli qëndror, si dhe banorë të kësaj ane.

Artikulli i plotë: Vihet gurthemeli i sallës së edukatës fizike në shkollën “Haxhi Hoti” në Rogovë (Video)

Për të 69-tin vit me radhë u mbajtën garat e kërcimit në ujë nga ura e Fshajtë në Gjakovë. Ky është sporti që qyteti i Gjakovës ia ka “zanat” për shumë dekada. 

Artikulli i plotë: Vedat Krasniqi "dallëndyshja" e edicionit të 69-të të kërcimeve nga Ura e Fshajtë (Video)

Udhëheqës të muzeve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, u bënë pjesë e simpoziumit shkencor "Muzetë dhe sfidat ndaj shoqërisë"  i cili u mbajt në Muzeun Etnografik të Gjakovës. Iniciatorja e këtij simpoziumi ishte ekspertja e muzeologjisë nga Shqipëria Dorina Xheraj – Subashi.

Artikulli i plotë: Mbahet simpoziumi shkencor "Muzetë dhe sfidat ndaj shoqërisë" në Gjakovë (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing