Në Gjakovë sot janë shpërndarë pako ushqimore për 100 familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike.Këto pako u ndanë nga shoqata humanitare dhe bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me shoqatën Khalife nga Emiratet e Bashkuara.

Artikulli i plotë: Ndihmohen 100 familje skamnore me pako ushqimore (Video)

Sipas zyrtarëve në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural në Gjakovë, këtë vit në komunën tonë janë mbjellur gjithsej 4 mijë hektarë grurë, ndërsa sa I përket mbjelljeve pranverore janë mbjellur 750 hektare perime.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë këtë vit janë mbjellur 750 ha me perime dhe 4000 ha me grurë (Video)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, që këtë vit fokusohet në rolet e reja të muzeve si aktorë aktivë në komunitetet e tyre, muzeu etnografik i Gjakovës kësaj radhe e shënoj këtë ditë pak më ndryshe se vitet e tjera.

Artikulli i plotë: Në takimin ndermuzeal kërkohet përmirësimi i gjendjës aktuale të muzeve të Kosovës (Video)

Mbrëmë pas reshjeve të shiut ka pasur vershime në disa lagje në qytetin e Gjakovës. Si pasojë e kësaj janë shfaqur probleme në sistemin e kanalizmit, ku në podrumet e disa shtëpive kanë dalur në sipërfaqe ujërat e zeza.

Artikulli i plotë: Shiu bllokon kanalizimet në disa lagje të Gjakovës, podrumet e shtëpive mbushen me ujëra të zeza...

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar një hulumtim se si një biznesmen nga Gjakova pretendon se Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, i ka kërkuar aksione në kompani për t’i hapur rrugë marrjes së një kontrate nga komuna e Gjakovës. Në këtë emision thuhet se biznismeni Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’, në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.

Artikulli i plotë: Reagohet për marrëveshjen e biznismenëve Beqa-Podrimja për ankandin për reciklimin e mbeturinave...

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. Pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, në këtë mbledhje është vendosur që shqyrtimi i kërkesave për miratimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis dhe Planin Lokal për Veprim në Biodiversitet të shtyhet për një takim tjetër pasi nga anëtarët e KPF-së është kërkuar që në këtë plan të ketë edhe plotësime të tjera.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e pestë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa (Video)

Vetëm 9 kilometra e ndajnë fshatin Kusar nga qyteti I Gjakovës. Një vendbanim kodrinoro-malor që shtrihet rrëzë maleve të Pashtrikut. Ajo që e karakterizon fshatin Kusar dhe fshatërat tjerë përreth është bukuria natyrore.

Artikulli i plotë: Banorët protestojnë për mbrojtjen e natyrës , kundër ndërtimit të gurthyesit në afërsi të shpellës...

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing