Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur  në një takim anëtarët e ish – Batalionit shqiptaro – amerikan të UÇK-së “Atlantiku”, tashmë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, ata të cilët gjatë luftës në Kosovë lanë Amerikën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri.

Artikulli i plotë: Delegacioni i Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” viziton Gjakovën (Video)

Është mbajtur mbledhja e katërt me radhë e komitetit për politikë dhe financa. Pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim nga kryesuesi Anton Shala në pajtim me anëtarët e KPF-së u miratuan që të njëjtat të trajtohen në  mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e katërt e komitetit për politikë dhe financa (Video)

Në një ceremoni të organizuar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot u bë ndarja e qmimit “Qytetar i shkëlqyer” epitet ky i cili iu takoj qytetarëve të cilët në një apo mënyrë tjetër kanë kontribuar përgjatë vitit 2018 për një jetë më të mirë të qyteravë në komunën tonë.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nderon 7 qytetarë me qmimin “Qytetar i shkëlqyer” (Video)

Ditë më parë në rrugën Anton Çetta në qytetin e Gjakovës janë shfaqur probleme në sistemin e kanalizmit dhe ujërave të zeza. Banorët kërkojnë që të ndërmirren masa dhe të regullohet kjo qështje e cila po i preukopon.

Artikulli i plotë: Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, banorët kërkojnë zgjidhje (Video)

Shoqata e veteranvë të arsimit “7 Marsi” në Gjakovë është duke punuar për një projekt të ri i cili ka të bëjë me fillet e arsimit në komunën e Gjakovës deri në vitet 1990-2000. Kryetari i kësaj shoqate Feti Dashi tha se për këtë janë duke kërkuar fakte të dokumentuara në arkive të ndryshme.

Artikulli i plotë: Dashi: Arsimi në Gjakovë nuk ka filluar në vitet 1916-1917 por edhe më herët (Video)

Këto janë dy teniserët e klubit “SPOREK” të cilët tash së fundmi janë dekoruar me çmime nga Federata e Tenisit të Kosovës. Tiara Berisha është shpallur “Tenistja e vitit 2018” në kategorinë U11 dhe Baton Haxhiu “Tenisti i vitit 2018” në kategorinë U12.

Artikulli i plotë: Teniserët gjakovar, Baton Haxhiu dhe Tiara Beisha shpallen më të mirët e vitit 2018 nga FTK (Video)

Gjatë këtyre ditëve në repartin e ortopedisë ka pasur raste të shumta të pacientëve të cilët  kanë kërkuar ndihmë apo përkujdesje ortopedike, e gjithë kjo si pasojë e ngricave dhe akullit I cili është shkaktuar nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta.  

Artikulli i plotë: 44 persona janë hospitalizuar në repartin e ortopedisë në spitalin “Isa Grezda” (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing