Kjo është Valmira Gashi nxënëse e shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë. Ajo vijon mësimet në drejtimin hoteleri dhe turizëm gjegjësisht në profilin asistent hotelier. Është vajza e vetme në këtë drejtim.
Në Gjakovë ndizen qirinjë për nder të viktimave nga tërmeti (Video)
Në shenjë kujtimi për viktimat të cilat humbën jetën si pasojë e termeteve që e Goditën Shqipërinë në qendër të qytetit të Gjakovës, konretisht tek përmendorja e Shënjtores Nënë Tereza disa qytetarë ndezën qirinjë.
Përmes shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Terezë” janë strehuar 12 familje (Video)
Pas termetit që ndodhi ditë më parë në Shqipëri shumë ndërtesa e shtëpi janë rrënuar e shkatërruar. Si pasojë e kësaj fatkeqësije shumë familje kanë mbetur jasht qative. Të shumta janë ndihmat që janë dërguar nga Kosova. Por solidariteti ndaj këtyre familjeve u tregua edhe në mënyra tjera. Ndërsa në mesin e atyre që u ka dalur në ndihmë familjeve shqiptare është edhe shoqata humanitare bamirëse “Nënë Terezë” . Pako ushqimore dhe veshmbathje janë grumbulluar në depon e saj. Përmes kësaj shoqate deri më tani janë 12 familje që janë strehuar.
Gatishmëria dhe solidariteti nuk ka munguar edhe nga diaspora gjakovare. Të shumtë janë edhe ata që kanë ofruar shëtpi apo banes për strehim derisa ende po vazhdojnë të vijnë të tjera familje si në Gjakovë ashtu edhe në qytete tjera të Kosovës./TV Syri Vision/
Nxënësit e shkollës “Yll Morina” ndezin qirinjë për viktimat e tërmetit (Video)
Nga tërmetet të cilat goditën Shqipërinë në mëngjesin e së martës kanë humbur jetën dhjetëra persona, derisa raportohet për qindra të lënduar. Kjo fatkeqësi natyrore tronditi jo vetëm trojet shqiptare por mbarë botën.
Inaugurohet objekti i ri i Policisë Rajonale në Gjakovë (Video)
Erdhën për një qëllim të përbashkët. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj, drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta dhe kryetari i komunës Ardian Gjini bënë prerjen e shiritit të objektit të ri të Policisë Rajonale në Gjakovë.
Gjakova organizon aksione solidare për të ndihmuar Shqipërinë pas termetit (Video)
Pako me veshmbathje, gjëra ushqimore, batanije e gjësende të tjera , kanë mbledhur qytetarë të shumtë nga komuna e Gjakovës për t’i dërguar në Shqipëri. Një pikë për grumbullimin e këtyre ndihmave është edhe kjo e tifogrupeve nga Gjakova “Kuqezinjët e Jakovës” dhe “1927”.
Kryetari Ardian Gjini bënë homazhe për nderë të 28 Nëntorit (Video)
Me vendosje të buqetave me lule dhe një minutë heshtje u shënua 28 nëntori në Gjakovë. Kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së bënë homazhe pranë Lapdarit “Shokët e Lirisë”, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë etën për liri.
Gjendja e sigurisë në Gjakovë është e qetë dhe stabile (Video)
E kryesuar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini është mbajtur mbledhja e radhës nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në të cilën u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë drejtim.