Kuvendi Komunal i Gjakovës, dhe organizata Save the Children ishin mbështetës të aktivitetit vjetor të qendrës për rehabilitim me bazë në bashkësi “Handikos”, në këtë komunë. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit të punës që bëri kjo qendër gjatë vitit 2018.

Artikulli i plotë: Ballata: Handikos e përmbyll me sukses vitin 2018 (Video)

Kështu do të duket  salla solemne e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ky është projekt i cili tashmë do të realizohet  dhe punimet për të veq se kanë filluar. Drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni na tregoj se ky është investimi i parë që po bëhet rrënjësisht në sallë që nga hapja e saj e që do të kushtojë 28 mijë euro. Tashmë qytetarët e Gjakovës e në veqanti komuniteti artisik do ta kenë një ambient më të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Përveq këtij projekti drejtoria për kulturë rini dhe sport është duke investuar edhe në objekte tjera kulturore dhe historike në komunën e Gjakovës.Për të cilat Hyseni na tregoj më detajisht.

Vlera e investimeve të cilat janë bërë përgjatë vitit 2018 nga drejtoria për kulturë rini dhe sport është 78 mijë euro. Qëllimi i të gjitha projekteve është që të ofrohet një infrastrukturë më e mirë në zhvillimin e aktiviteteve të cfarëdo lëmie./TV Syri Vision

“Jep dashni për 1 vit t’ri” është motoja e aktivitetit të organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë. Të rinjët kanë marrë iniciativën që të bëjnë shitjen e ëmbëlsirave me qëllim që të mbledhin të holla për të ndihmuar familjet skamnore të fillojnë një vit të ri me buzëqeshje në shtëpitë e tyre.

Artikulli i plotë: Me rastin e festave të fundvitit KVRL fillon aktivitetin bamirës “Jep dashni për 1 vit t’ri” (Video)

Disa banorë të paralagjes së qytetit Brekoc në Gjakovë sot kanë protestuar për rrugën“Shote Galica”. Ata thanë  se po përballen me një rrugë që nuk ofron infrastrukturë të mirë dhe që sipas tyre nuk është asfaltuar asnjëherë.

Artikulli i plotë: Banorët protestojnë për rrugën “Shote Galica”, kërkojnë të asfaltohet (Video)

“Të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në komunën e Gjakovës” ishte tema e kësaj tryeze e cila u organizua nga grupi jo formal i të rinjëve kuvendar të Gjakovës e që u mbështet nga OSBE-Misioni në Kosovë.

Artikulli i plotë: Diskutohen të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në Gjakovë (Video)

Klubi i futsallit “Liburn” nga Gjakova ka shënuar fitore bindëse në Pejë duke mposhtur Fc Pejën me rezultat 0-4. Me këtë fitore Liburn ka mbyllur sezonin vjeshtor në mënyrë perfekte në Superligë të futsallit. Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Alibegu, Krasniqi, Selmanaj dhe Dobroshi.

Artikulli i plotë: Liburn shpallet kampion vjeshtor në elitën e futsallit kosovar (Video)

Kështu tha poeti shkodran Elhaid Cufi para studentëve të univesritetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, me rastin e aktivitetit humanitar i cili u mbajt në pallatin e kulturës ”Asim Vokshi”. Të pranishmit përveq që patën mundësinë që të dëgjojnë vargje nga djaloshi i cili ka një pasion të veçantë për të shkruar ata edhe bashkëbiseduan.

Djaloshi shkodran pati edhe një mesazh.

Ky aktivitet ishte iniciativë e organizatës reforma studentore e universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe nga të hollat që mblidhen sipas organizatorëve do të ndihmohen me pako ushqimore disa familjeve në nevojë.

 

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kjo ekspozitë e studentit Mergim Avdyli. Gjithqka që e karaktrizoj këtë ekspozitë ishin portrete të arstistëve të skenës muzikore, artisike, sportive dhe të tjerë. Ai na tregoj që është dashur shumë kohë që të realizoj këto piktura.

Poashtu pati edhe pika muzikore, me crast studentja Valeria Kola interpretoj disa këngë të cilat u mirëpritën nga publiku në sallë. Ndër të tjera u tha se iniciativa të tilla me karakter humanitar do të vazhdojnë edhe më tutje nga studentët gjakovar./TV Syri Vision.

Në nderim të jetës dhe veprës së ish presidentit të SHBA-ve, tashmë të ndjerë George Herbert Walker Bush sot në foajenë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” qytetarë të komunës së  Gjakovës patën rastin që të nënshkruhen në librin e zisë që e kanë hapur shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkpunim me drejtorinë për kulturë rini dhe sport me rastin e vdekjes së presidentit Bush.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë hapet libri i zisë për ish presidentin e ndjerë të SHBA-ve George H.W Bush (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing