Bora që ka filluar të bie nga mesnata në vendin tonë e që ka vazhduar edhe sot në Komunën e Gjakovës nuk ka shkaktuar vështirësi në komunikacion. Për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytetin e Gjakovës, u angazhuan operatori i përzgjedhur ekonomik si dhe kompania rajonale e mbeturinave “Çabrati”.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nuk ka vështirësi në komunikacion nga reshjet e Borës (Video)

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë vazhduar edhe sot por me një intensitet më të lartë.  Kjo ka bërë që qyetarët ta kenë më të vështirë qarkullimin. Gjendje të njëjtë kanë edhe shumë rrugë tjera në vend.

Artikulli i plotë: Kjo është gjendja e rrugëve në Gjakovë (Video)

Përgjatë vitit 2018 drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka monitoruar gjendjen emergjente në territorin e komunës së Gjakovës si dhe ka realizuar planin operativ 45 % më tepër  krahasuar me vitin 2017 karshi cfarëdo fatkeqësije, kështu tha drejtori i këtij dikasteri Luan Dinaj.

Artikulli i plotë: Dinaj: Viti 2018 ka qenë i qetë sa i përket zjarreve pyjore dhe vërshimeve nga fatkeqësitë...

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj është mbajtur akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rëniës së dëshmorëve  të kombit Nikë Hajdaraj nga Bardhaniqi, Çelë Ukaj nga Lumbardhi dhe Zef Gjokaj nga Dashinoci.

Artikulli i plotë: Në 20 vjetorin e rënjies përkujtohen dëshmorët Nikë Hajdaraj, Çelë Ukaj dhe Zef Gjokaj (Video)

Basketbollistët e rinj të vëllaznimit sot u kthyen nga Suedia. Ata përgjatë një jave ishin pjesë e turneut ndërkombëtarë Lundaspelen ku kanë arritur të kualifikohen deri në fazën e paly-off-it, mirëpo humbja që pësuan nga ekipi suedez Hamarby green ju ndali rugën drejtë trofeut.

Artikulli i plotë: Bleonis Tanushi zë vendin e parë në garën për shpejtësi dhe shkathtësi në turneun Lundaspelen...

Komuna e Gjakovës për herë të parë kalon në buxhet suplementar, kështu është shprehur drejtori për buxhet dhe financa Durim Halilaj i cili tha se të hyrat vetanake për vitin 2018 kanë arritur në 3 milionë e 700 mijë euro shifër kjo më  lartë e të hyrave në krahasim me vitin 2017 të cilat kanë qenë  3 milion e 30 mijë euro.

Artikulli i plotë: Halilaj: Komuna e Gjakovës për herë të parë kalon në buxhet suplementar (Video)

Futbollistët e klubit Vëllaznimi do të qëndrojnë për një javë në Shqipëri. Ekspedita e Vëllaznimit që përbëhet prej më shumë se 28 futbollistëve kanë udhëtuar për në Durrës.

Artikulli i plotë: KF “Vëllaznimi” udhëton drejtë Shqipërisë për fazen përgatitore (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing