Kosova
Shkronjat

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria që ai drejton po i përmbush premtimet përfshirë këtu implementimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Mustafa gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare të martën, ka thënë se Qeveria ka shtyrë afatin e mbledhjes së premiumeve edhe për gjashtë muaj, në mënyrë që fondi të kompletohet.

“Qeveria qysh e ka marrë mandatin ka filluar t’i përmbushë detyrat për të aktivizuar sistemin e sigurimeve shëndetësore si komponentë shumë e rëndësishme e shëndetësisë në Kosovë.

“Kemi filluar me implementim që në fillim të këtij viti. Kemi vlerësuar se lypset edhe pak kohë që përgatitjet të jenë sa më të kompletuara. Në dhjetor të vitit 2016 kemi bërë një vlerësim për mbledhjen e premiumeve. Pjesa më e madhe është kryer dhe janë përmbushur objektivat e parapara me ligj”, ka thënë Mustafa, raporton Klan Kosova.

“Kemi vlerësuar se është e dobishme që të zgjatet afati edhe për gjashtë muaj, prandaj korriku është paracaktuar koha e duhur për fillimin e mbledhjes së tyre”.