Kosova
Shkronjat

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, në shumë shtete të Evropës shënohet me aktivitete të ndryshme lidhur me këtë sëmundje, me moton: Epilepsia është më shumë se një krizë.

Qëllimi kryesor i shënimit të Ditës Evropiane, është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 milionë njerëz në Evropë të cilët kanë Epilepsinë.

Shënimi i kësaj dite bëhet edhe në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).

Për këtë qëllim, do të ketë aktivitete duke filluar nga mbajtja e një tryeze të rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV.