Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.

Artikulli i plotë: OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt

Dyfishimi i rrogave për kryeministrin, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët ka ngritur pakënaqësi të shumta. Krahas tyre, rritja prej 4% po konsiderohet si shumë e vogël edhe nga Sindikata e Arsimit.

Artikulli i plotë: Sindikatat kërkojnë rritje prej 4% nga paga e kryeministrit Haradinaj

Dhjetë vjetët e para të pavarësisë së vetëshpallur Kosovës kanë dhënë rezultate të mjerueshme”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara,Vasily Nebenzya.

Artikulli i plotë: “Kosova është projekt i dështuar” – Deklarata e diplomatit rus në OKB

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pa kompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Artikulli i plotë: Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Në strategjinë që do ta publikojë nesër Komisioni Europian, e cila ka të bëjë me anëtarësimn e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, për Kosovën në fakt nuk ka ndonjë strategji. Komisioni Europian është fokusuar kryesisht për t’ia siguruar anëtarësimin në BE Serbisë dhe Malit të Zi, deri në vitin 2025.

Artikulli i plotë: Ekskluzive: Kosova pa “perspektivë evropiane” në strategjinë e BE-së

Atë që e ka raportuar mbrëmë Gazeta Express se gjatë darkës në rezidencën e Behgjet Pacolli është diskutuar ndërtimi i godinave të reja qeveritare në Hajvali, është konfirmuar sot. Presidenti Hashim Thaçi sot këtë temë e ka hapur gjatë adresimit të tij në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se Kosova ka “nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore”.

Artikulli i plotë: Thaçi kërkon që institucionet të barten në Hajvali

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

Artikulli i plotë: Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezikun, “Në Veri serbët po frikësohen nga serbët”

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet.

Artikulli i plotë: William Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk e dhanë jetën për Kosovën e sotme

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë, njofton policia, transmeton Express.

Artikulli i plotë: Policia arreston 6 të rinj për vjedhje të shumta në rajonin e Dukagjinit

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Artikulli i plotë: Hoxhaj: Në janar Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.

Artikulli i plotë: Thaçi në Konferencën e Parisit do të flasë për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka treguar se rrugët kryesore që lidhen me qendrën e qytetit nuk do të jenë të qarkullueshme, përveç shërbimeve emergjente. Në këto rrugë qarkullimi në Prishtinë do të ndalet prej orës 06:00 në mëngjes deri në mbrëmje, në orën 22:00.

Artikulli i plotë: Pacolli: S'ka parkingje shtesë për nesër, qytetarët të gjejnë vetë alternativë

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing