Në Gjakovë është mbajtur koncert festiv për fëmijë për nderë të 28 nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë. Me pika të ndryshme muzikore dhe valle popullore u karakterizua programi festiv pjesë e të cilit ishin nxënësit e disa prej shkollave fillore të Gjakovës.

Artikulli i plotë: Fëmijët në Gjakovë festojnë 28 nëntorin me koncert festiv (Video)

Në nderim të 28 Nëntorit festës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule pranë lapidarit “Shokët e Lirisë” së bashku me bashkpunëtorë dhe përfaqësues të tjerë komunal.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bënë homazhe për nderë të 28 nëntorit (Video)

Klubi gjakovar Vëllaznimi ka emëruar Ismet Munishin si trajner të ri të skuadrës së tyre. Vëllaznimi ishte pa trajner kohëve të fundit pasi Gani Sejdiu u largua para dy javësh. Megjithatë, drejtuesit e klubit kuqezi nuk nxituan për emërimin e ndonjë trajneri të ri dhe zyrtarizimin e marrëveshjen me Munishin e bënë të dielën pas ndeshjes që patën me Istogun.Ndërsa nga dita e hënë trajneri Munishi e filloj punën me djlemoshat gjakovarë.

Artikulli i plotë: Ismet Munishi kryetrajneri i ri i Vëllaznimit (Video)

Punime nga më të ndryshme sot u ekspozuan në hollin e shkollës fillore “Zekeria Rexha”. Secili prej këndëve ishte I mbushur me punime nga fusha e historisë, artit figurativ, informatikës, gjuhës dhe letërsisë si dhe matematikës E gjithë kjo u realizua nga nxënësit dhe mësimdhënësit për të shënuar ditën e flamurit kombëtar, 28 nëntorin.

Artikulli i plotë: Shkolla “Zekeria Rexha” hap ekspozitë për nderë të 28 nëntorit (Video)

Shoqata Handikos dega në Gjakovë sot ka pranuar një donacion të veqantë, Bëhet fjalë për karroca, paterica, biçikleta dhe paisje tjera përcjellëse të cilat janë elementi bazë për mundësinë e lëvizjes së një personi me aftësi të kufizuar.

Artikulli i plotë: Zoton Kabashi dhuron paisje përcjellëse në vlerë prej 40 mijë euro për shoqaten Handikos në...

Për shkak të reshjeve të shiut ndeshja e cila ishte paraparë të luhej në stadiumin e qytetit u zhvillua në fushën me bar sintetik në sallën e sporteve  “Shani Nushi”.

Artikulli i plotë: Vëllaznimi shënon fitore me rezultat të thellë 4 me 0 ndaj Bashkimit të Koretinit (Video)

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e nëntë për këtë vit.Fillimisht kryetari I komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes pubike ‘Ngrohtorja e qytetit”, Zef Komani ka dhënë raportin e punës dhe auditorit të pavarur për vitin 2017 në këtë ndërmarrje si dhe tregoj se deri ku kanë shkuar procedurat e projektit të ngrohtores së re.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e nëntë e komitetit për politikë dhe financa (Video)

Jo rastësisht ata u takuan. Është profesioni ai I cili I bëri bashkë redaktorët dhe gazetarët e mediave të komunës së Gjakovës. Në këtë takim joformal i cili u organizua nga Këshilli I Mediave të Shkruara të Kosovës u diskutua për etikën e gazetarisë, kodin etik të mediave  si dhe punën e përditshme të gazetarëve korrespodentë, përfshirë edhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Artikulli i plotë: Redaktorët dhe gazetarët e mediave të Gjakovës diskutojnë për etikën e gazetarisë (Video)

Për nder të ditës ndërkombëtare të konventës për të drejtat e fëmijëve, shoqata Handikos dega në Gjakovë organizoj një aktivitet interesant. Rreth 40 fëmijë më aftësi të kufizuara së bashku me mbi 100 nxënës të 5 shkollave fillore të qytetit defiluan në sallën e sportit “Shani Nushi” duke mbajtur në duar pankarta në të cilat ishin të shkruara disa nga të drejtat elementare të fëmijëve, si :

Artikulli i plotë: Shënohet dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve në Gjakovë (Video)

Volejbollistet e Vajzat e klubit të volejbollit Vëllaznimi kanë arritur të bëhen kampione vjeshtor në grupin prëndim. Me fitore  3:2 ndaj KV Dukagjini, skuadra gjakovare arriti që ti afrohet elitës së volejbollit pas një viti e gjysmë të themelimit.

Artikulli i plotë: Volejbollistet e Vëllaznimit bëhen kampione vjeshtore të grupit perëndim (Video)

Nga data 15 nëntor 2018 deri më 15 mars të vitit 2019, të gjithë ngasësit e automjeteve janë të obliguar t’i posedojnë mjetet dimërore.

Artikulli i plotë: Paralajmërojnë zyrtarët policorë, pajisjet dimërore të obligueshme nga 15 nëntori (Video)

Nxënëset e klasëve të 12-ta të gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” sot u bënë pjesë e punëtorisë ‘Rritja e pjesëmarrjes së vajzave në shkenca natyrore, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, e organizuar nga qendra për studime sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Artikulli i plotë: Nevojitet rritja e pjesëmarrjes së vajzave në shkencat natyrore, teknologji, innxhinieri dhe...

Futbollistët e Vëllaznimit po vazhdojnë me përgatitjet e tyre për xhirot të cilat do ti zhvillojnë në ditët në vazhdim. Ata po I realizojnë stërvitjet nën përkujdesjen e trajnerit Haxhi Kurhasku I cili thotë se janë duke e bërë maskimumin që skuadra gjakovare të tregoj rezultate më të mira tash e tutje.

Artikulli i plotë: Morina: Në janar të vitit 2019-të KF "Vëllaznimi" do të bëjë 7 perforcime (Video)

Në prani të krijuesve letrarë, përfaqësues të institucioneve, miqëve dhe familjarëve profesori dhe akademiku Emin Riza promovoj librin “Arkitektura popullore e Gjakovës” e cila është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovë.

Artikulli i plotë: Profesori Emin Riza promovon monografinë “Arkitektura popullore e Gjakovës” (Video)

Edhepse kaluan muaj që nga shprehja e pakënaqësive të tyre lidhur me punimet në ndërtimin e Kompleksit Memorial të Mejës, anëtarët e shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Mejë” ende po merren me këtë problematikë.

Artikulli i plotë: Shoqata "27 Prilli 1999-Mejë" merr fotografitë e të pagjeturve nga nënkontraktuesi që i mbajti...

Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, konkretisht objekti I parë i cili njihet edhe si qerdhja Deva sot zhvilloj një aktivitet interesant. Vogëlushët e këtij kopshti përmes lojërave të ndryshme cilat kishin karakter garues shënuan ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Artikulli i plotë: Vogëlushët e kopshtit “Ganimete Terbeshi” me lojëra interesante e shënojnë ditën ndërkombëtare të...

Në Gjakovë është zhvilluar derbi në futsall në mes Liburnit dhe Prishtinës. Skuadra gjakovare dominoj në parket duke treguar një lojë të mirë dhe me taktikë të udhëhequr nga trajneri Luan Kozniku dhe ndihmës trajneri Valon Kasapi.

Artikulli i plotë: FC Liburn shënon fitoren e gjashtë me radhë, mposht FC Prishtinën me rezultat 6 me 3 (Video)

Në moshën 64 vjeqare ka ndërruar jetë veterani I UÇK-së dhe njëherit luftëtari I brigadës “Gjakova 137”, Luan Juniku. Në nderim të jetës dhe veprës së tij në foajen e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”  familjarë, miq, bashkëluftëtarë të Luanit bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë funeralit .

Artikulli i plotë: Me nderime të larta i ipet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Luan Junikut (Video)

Gjakova po fillon projektin më të madh që nga periudha e pasluftës, falë insistimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit. Me këto fjalë nisi ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Gjakovës, dhe lëvizjen e lirë. Sipas tij, në këtë komunë do të niset një projekt edhe më i madh, i cili qeverisë së Kosovës do t’i kushtojë 57 milionë euro.

E kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, e ka quajtur një projekt të zakonshëm të cilin ky qytet e meriton.

Haradinaj para të gjithë atyre që erdhën në këtë ceremoni, është shprehur se ky është projekti më i vogël që i ndodh Gjakovës, në krahasim me ato që do të vijnë në një të ardhme të afërt. Ai edhe një herë përmendi ndërtimin e stadiumit të qytetit, poashtu ndërtimin e një infrastrukture të universitetit, si dhe zonën ekonomike amerikane për të cilën sipas tij po punohet në vazhdimësi.Tv Syri Vision

Përkundër reshjeve dhe temperaturave të ulëta puna e tyre nuk ndërpritet. Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati” janë ata të cilët përmes aksioneve të ndryshme kontribojnë në mbrojtjen dhe pastërtinë e mjedisit.

Artikulli i plotë: Hadri: KRM “Çabrati” ka pasur progres në menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e parqeve dhe...

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing