Në prani të krijuesve letrarë, përfaqësues të institucioneve, miqëve dhe familjarëve profesori dhe akademiku Emin Riza promovoj librin “Arkitektura popullore e Gjakovës” e cila është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovë.

Artikulli i plotë: Profesori Emin Riza promovon monografinë “Arkitektura popullore e Gjakovës” (Video)

Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, konkretisht objekti I parë i cili njihet edhe si qerdhja Deva sot zhvilloj një aktivitet interesant. Vogëlushët e këtij kopshti përmes lojërave të ndryshme cilat kishin karakter garues shënuan ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Artikulli i plotë: Vogëlushët e kopshtit “Ganimete Terbeshi” me lojëra interesante e shënojnë ditën ndërkombëtare të...

Në Gjakovë është zhvilluar derbi në futsall në mes Liburnit dhe Prishtinës. Skuadra gjakovare dominoj në parket duke treguar një lojë të mirë dhe me taktikë të udhëhequr nga trajneri Luan Kozniku dhe ndihmës trajneri Valon Kasapi.

Artikulli i plotë: FC Liburn shënon fitoren e gjashtë me radhë, mposht FC Prishtinën me rezultat 6 me 3 (Video)

Në moshën 64 vjeqare ka ndërruar jetë veterani I UÇK-së dhe njëherit luftëtari I brigadës “Gjakova 137”, Luan Juniku. Në nderim të jetës dhe veprës së tij në foajen e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”  familjarë, miq, bashkëluftëtarë të Luanit bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë funeralit .

Artikulli i plotë: Me nderime të larta i ipet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Luan Junikut (Video)

Gjakova po fillon projektin më të madh që nga periudha e pasluftës, falë insistimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit. Me këto fjalë nisi ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Gjakovës, dhe lëvizjen e lirë. Sipas tij, në këtë komunë do të niset një projekt edhe më i madh, i cili qeverisë së Kosovës do t’i kushtojë 57 milionë euro.

E kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, e ka quajtur një projekt të zakonshëm të cilin ky qytet e meriton.

Haradinaj para të gjithë atyre që erdhën në këtë ceremoni, është shprehur se ky është projekti më i vogël që i ndodh Gjakovës, në krahasim me ato që do të vijnë në një të ardhme të afërt. Ai edhe një herë përmendi ndërtimin e stadiumit të qytetit, poashtu ndërtimin e një infrastrukture të universitetit, si dhe zonën ekonomike amerikane për të cilën sipas tij po punohet në vazhdimësi.Tv Syri Vision

Përkundër reshjeve dhe temperaturave të ulëta puna e tyre nuk ndërpritet. Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati” janë ata të cilët përmes aksioneve të ndryshme kontribojnë në mbrojtjen dhe pastërtinë e mjedisit.

Artikulli i plotë: Hadri: KRM “Çabrati” ka pasur progres në menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e parqeve dhe...

Klubi gjakovar Vëllaznimi ka emëruar Ismet Munishin si trajner të ri të skuadrës së tyre. Vëllaznimi ishte pa trajner kohëve të fundit pasi Gani Sejdiu u largua para dy javësh. Megjithatë, drejtuesit e klubit kuqezi nuk nxituan për emërimin e ndonjë trajneri të ri dhe zyrtarizimin e marrëveshjen me Munishin e bënë të dielën pas ndeshjes që patën me Istogun.Ndërsa nga dita e hënë trajneri Munishi e filloj punën me djlemoshat gjakovarë.

Artikulli i plotë: Ismet Munishi kryetrajneri i ri i Vëllaznimit (Video)

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur për vizitë komandantin e KFOR-it italian në Kosovë, kolonel Ruggero Cucchini, i cili njëkohësisht komandon edhe me forcat ushtarake të KFOR-it - Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim në bazën “Villaggio Italia”.

Artikulli i plotë: Komandanti I KFOR-it italian Ruggero Cucchini viziton komunën e Gjakovës (Video)

Shoqata Handikos dega në Gjakovë sot ka pranuar një donacion të veqantë, Bëhet fjalë për karroca, paterica, biçikleta dhe paisje tjera përcjellëse të cilat janë elementi bazë për mundësinë e lëvizjes së një personi me aftësi të kufizuar.

Artikulli i plotë: Zoton Kabashi dhuron paisje përcjellëse në vlerë prej 40 mijë euro për shoqaten Handikos në...

Trajneri Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij te klubi I futbollit “Vëllaznimi”. Sipas Sejdiut shkak I kësaj dorëheqje janë rezultatet e dobëta që ka treguar skuadra gjakovare në Ligën e Parë.

Artikulli i plotë: Trajneri Gani Sejdiu jep dorëheqje nga Vëllaznimi, pas humbjes me Besën (Video)

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e nëntë për këtë vit.Fillimisht kryetari I komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes pubike ‘Ngrohtorja e qytetit”, Zef Komani ka dhënë raportin e punës dhe auditorit të pavarur për vitin 2017 në këtë ndërmarrje si dhe tregoj se deri ku kanë shkuar procedurat e projektit të ngrohtores së re.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e nëntë e komitetit për politikë dhe financa (Video)

Një monument I trashëgimisë kulturore është edhe ky mulli në fshatin Babaj I Bokës në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për mullirin e Sejd Bukollës I cili  daton që nga vitin 1917.

Artikulli i plotë: Restaurohet mulliri “Sejd Bukolla” në fshatin Babaj i Bokës (Video)

Për nder të ditës ndërkombëtare të konventës për të drejtat e fëmijëve, shoqata Handikos dega në Gjakovë organizoj një aktivitet interesant. Rreth 40 fëmijë më aftësi të kufizuara së bashku me mbi 100 nxënës të 5 shkollave fillore të qytetit defiluan në sallën e sportit “Shani Nushi” duke mbajtur në duar pankarta në të cilat ishin të shkruara disa nga të drejtat elementare të fëmijëve, si :

Artikulli i plotë: Shënohet dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve në Gjakovë (Video)

Sot 21 fermerë nga 5 rajone të ndryshme të komunës së Gjakovës janë subvencionuar me fidane të arrës dhe lajthisë. Zyrtarë në drejtorinë për bujqësi, pylltari, dhe zhvillim rural thanë se një formë e tillë e mbështetjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës subvencionon me fidane të arrës dhe lajthisë 21 fermerë (Video)

Nga data 15 nëntor 2018 deri më 15 mars të vitit 2019, të gjithë ngasësit e automjeteve janë të obliguar t’i posedojnë mjetet dimërore.

Artikulli i plotë: Paralajmërojnë zyrtarët policorë, pajisjet dimërore të obligueshme nga 15 nëntori (Video)

Ditën e sotme, anëtarë të organizatës së veteranëve të luftës antifashiste nacional clirimtare të Kosovës, si dhe disa qytetarë të Gjakovës, e nisën me vendosjen e kurorave me lule tek busti i heroit të popullit, Emin Duraku.

Artikulli i plotë: LANÇ shënon 9 vjetorin e çlirimit të Gjakovës, nderon edhe heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së (Video)

Futbollistët e Vëllaznimit po vazhdojnë me përgatitjet e tyre për xhirot të cilat do ti zhvillojnë në ditët në vazhdim. Ata po I realizojnë stërvitjet nën përkujdesjen e trajnerit Haxhi Kurhasku I cili thotë se janë duke e bërë maskimumin që skuadra gjakovare të tregoj rezultate më të mira tash e tutje.

Artikulli i plotë: Morina: Në janar të vitit 2019-të KF "Vëllaznimi" do të bëjë 7 perforcime (Video)

Heinze Shpk është fabrikë që bënë prodhimin dhe montimin komponent të produkteve nga plastika. Në këtë fabrikë e cila ndodhet në Rogovë të Hasit puna bëhet me makineri të standarteve më të larta evropiane.

Artikulli i plotë: Heinze SHPK e vetmja fabrikë që bënë prodhimin e produktit Cobiax dhe e eskporton atë në tërë...

Edhepse kaluan muaj që nga shprehja e pakënaqësive të tyre lidhur me punimet në ndërtimin e Kompleksit Memorial të Mejës, anëtarët e shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Mejë” ende po merren me këtë problematikë.

Artikulli i plotë: Shoqata "27 Prilli 1999-Mejë" merr fotografitë e të pagjeturve nga nënkontraktuesi që i mbajti...

Kryetari I Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Me këtë rast ai është takuar me anëtarët e bordit të lidhjes rajonale të futbollit dhe përfaqësues të klubeve sportive të kësaj lige.

Artikulli i plotë: FFK dhuron ndresa sportive dhe topa për klubet e ligës rajonale të futbollit në Gjakovë (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing