Gjakova
Shkronjat

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli në tubimin elektoral të mbajtur në Gjakovë ka premtuar se 60 mijë vende të reja të punës do të hapen në Kosovë.  

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli erdhi në komunën e Gjakovës. Veseli së bashku me partnerët politik dhe me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së hapën fushatën elektorale për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në qytetin e Gjakovës me një tubim publik. Me këtë rast Veseli u premtoi të gjithë të pranishmëve se do të hapen 60 mijë vende të reja të punës. Ndërkohë kryetari I degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëherit kandidati për deputet në kuvendin e Kosovës Hajdar Beqa tha se 11 qershori do të jetë një garantues I zhvillimit ekonomik, integrimit  të vendit, punësimit si dhe rritjës së pagave. Nga ana tjetër kryetari I Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dhe njëherit kandidati për deputet në kuvendin e Kosovës Ukë Berisha tha se Kosovës I ka ardh momenti për një fillim të ri. Mes tjerash në këtë tubim u tha se do bëhet rritja e pagave për 30 përqind ndersa pensionet do të rriten për 25 përqind. Kandidatët ftuan qytetarët e komunës së Gjakovës që të dalin masovikisht që të votojnë  me 11 qershor. Partia Demokratike e Kosovës ka gjithësej 110 kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës./TV Syri Vision/