Gjakova
Shkronjat

Nga janari i këtij viti ka filluar të zbatohet prapë ligji për faljen e borxheve publike, të cilin ka filluar ta implementojë edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”.

Zëdhënsja e kësaj kompania ka treguar se kësaj here ky ligj përmban plotësime dhe ndryshime. Një ndër to është përfshirja në këtë ligj edhe e ndërmarrjeve publike. Kuvendi i Repubikës së Kosovës, ka miratuar ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për faljen e borxheve. Në një proces të tillë, është e përfshirë edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”. Për dallim prej vitit të kaluar, kësaj here ky ligj do të vlejë edhe për ndërmarrjet publike, sipas të cilit ligjit thuhet se konsumatorëve iu falet borxhi që kanë deri më 31 dhjetor 2008, nëse ata paguajnë për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Zëdhënsja e kësaj kompanie, Kaltrina Rudi, ka thënë se nëse konsumatorët nuk kanë mundësi të paguajnë borxhin në tërësi, atë mund ta bëjnë edhe me këste.

Në këtë kompani njoftojnë se para se të miratohet ky ligj, nga ligji bazik për faljen e borxheve kanë përfituar rreth 26 mijë persona fizikë dhe 289 jurik. Ndërsa vlera e borxheve për tu falur deri më 31 dhjetor 2008 është pesë milionë euro.