Gjakova
Shkronjat

Sot është mbajtur sesion informues në lidhje me një projekt që financohet nga bashkimi evropian, e i cili është në kuadër të nismës për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë Shqipëri.

Qëllimi i këtij projekti është promovimi i turizmit, kulturës, dhe rinisë.

Në nëntor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës, kishte miratuar një nismë, që kishte të bënte me një bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte përfitimin e fondeve për bashkëpunim në mes të këtyre dy shteteve. Në kuadër të kësaj iniciative që u miratua në atë kohë, është edhe ky sesion informues që u zhvillua në sallën e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Organizata të ndryshme kishin ardhur sot në këtë takim, për t’u informuar rreth formave të aplikimit të projekteve që financohen nga Bashkimi Evropian, e që kësaj here do të implementohen në rajonin e Kukësit, Lezhës, dhe në rajonin e jugut dhe perëndimit në Kosovë.

Franceska Renzi, Delegacioni I Bashkimit Evropian në Shqipëri tha: “I’u inkurajojmë që të aplikoni në një projekt të tillë. Qëllimi i këtij projekti është që ata që do të jenë fitues të jenë promovues të turizmi, kulturës, dhe cështjeve që kanë të bëjnë me rini. Cdo aplikues duhet të fokusohet në një prioritet që ata e mendojnë si më të veqantë për organizatën apo institucionin që e përfaqësojnë. Bëhet fjalë për një grant prej dy milionë euro nga Bashkimi Evropian. Minimumi i vlerës së një projekti të fituar është 250 mijë euro ndërsa maksimumi 500 mijë euro. Regjionet që janë të caktuar për implementimin e tij janë Kukësi dhe Lezha nga Shqipëria, si dhe jugu dhe perëndimi i Kosovës. Duhet ta keni parasysh ky projekt ka të bëjë me nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe integrimin socio ekonomik të të rinjve”.  

Implementimin e projektit për bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë e implementojnë Ministria e Integrimeve në Shqipëria dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.

 

Aplikimi për këtë projekt ka filluar më 11 janar 2017, dhe përfundon më 16 mars 2016.