Gjakova
Shkronjat

Ka filluar të bëhet implementimi i projektit për rregullimin e kabllove dhe ndriqmit publik në Çarshinë e Madhe. Ky projekt është ndarë në disa faza dhe pritet që të përfundohet sipas planit punues. Ata që i janë gëzuar këtij projekti janë qytetarët të cilët e kanë vlerësuar punën të cilën po e bënë kompania MontKomerce.

Kështu, dukej Çarshia e Madhe në qytetin e Gjakovës. Kabllo të shumta elektrike të vendosura pothuajse në cdo kënd nuk ishin aspak të këndshme për syrin e qyetarëve por edhe për turistët. Ndërsa tani po të shëtisësh rrugëve të kësaj ane vërehet se pamja ka ndryshuar për të mirë. Ka filluar të bëhet rregullimi i kabllove dhe ndriqimi publik në qarshinë e madhe, pra projekt ky i cili është nga investitori Keds në Prishtinë  ndërsa ekzekutues i punimeve është kompania Mont Komerc. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Genc Vesvesja tha se ky projekt ka filluar në vitin 2015 dhe është i ndarë në 3 faza të cilat e kanë kohën e caktuar se kur të përfundojnë. Faza e parë është pjesë a ngushtë e qarshisë së madhe, faza e dytë do të filon nga qendra innovative do të kalon përskaj shkollës mazllum këpuska e deri tek rrethi i lagjes Mulla Jusuf, ndërsa  faza e tretë do të vazhdon nga ura e tabhaneve e deri tek rektorati.

Gjatë këtij projekti ka pasur vështirësi të shumta mrëpo me iniciativën e stafit të punëtorëve janë tejkaluar të gjitha shtoi mes tjerash Vesvesja.

Nga ana tjetër qytetarët e vlerësuan këtë projekt ata thanë se Prania e një numri të madh të kabllove elektike në shtylla dhe në lartësi jo shumë të lartë nga niveli i tokës ka rrezikuar drejtpërdrejt kalimtarët.

Ky projekt nuk është vetëm për qarshinë e madhe por për gjithë qytetin e Gjakovës sepse përmrësimi i infrastrukturës elektrike  do të reflektojë në një pamje më të mirë për qytetin.