Gjakova
Shkronjat

Skiatorja Adea Haxhidauti nga klubi Skitar Gjakova është vajza e cila do të garojë në mesin e skijatorëve më të mirë botërorë në Gjysmë-Olimpiadën, garë kjo e cila do të mbahet në Erzurum të Turqisë.

Ajo së bashku me tre skitarë të tjerë do të përfaqësojnë Kosovën për herë të parë në garën e cila zhvillohet në kuadër të federates skitare ndërkombëtare.

Brezovica është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit. Përveq bukurisë natyrore këtë vend më të veqantë e bëjnë edhe shtigjet e skijimit. E ata që preferojnë të kalojnë kohën më shumë në këto shtigje janë dashamirët e skijimit, Në mesin e atyre që po e shijojnë këtë teren të skijimit është edhe Adea Haxhidauti nga klubi skitar Gjakova. Ajo është vetëm 17 vjeqeare dhe gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në gara të ndryshme në kategoritë përkatëse të skijimit. Ka dy javë që Adea po qëndron në Brezovicë ku edhe po bënë përgatitjet për kampionatin e Kosovës ku ajo do të garoj. Mirëpo përveq kësaj Adea do të jetë pjese e gjysmë olipiadës e cila mbahet në kuadër të federatës ndërkombëtare skitare, ku në mesin e skijatorëve më të mirë në botë të kategorisë përkatëse do të garoj edhe skijatorja nga Gjakova Adea Haxhidauti. Ajo së bashku me tre skitarë të  klubeve tjera  do të perfaqësojnë Kosovën për herë të parë në garë e cila do të mbahet në Erzurum të Turqisë nga data 11 deri me 18 Shkurt.

Adea falënderon trajnerët e klubit të saj si dhe trajnerët dhe selektorët e Federatës skitare të Kosovës për përgatitjet dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Ajo shpreson që edhe në këtë garë të përfaqësojë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme dhe të arrije të rrembejë medalje.

Reprezentacioni i Kosovës është i përbërë prej 4 garuesve Arbi Pupovci nga klubi Alpi, Vernor Gjurkaj nga klubi Peja, Lyra Hoxha nga Klubi Prishtina si dhe Adea Haxhidauti nga klubi Skitar Gjakova do të garojnë në Gjysmë-Olimpiadë, garë kjo e cila ka mbledhur rreth 300 skitarë më të mirë botërorë.